19.7 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

Triumf i Ermonela Jahos

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka fituar Çmimin Ndërkombëtar të Operës nga votat e publikut botëror.
Ky çmim, që mund të quhet si “Oscar”-i i Operës Botërore, i është dhënë yllit shqiptar të muzikës operistike, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të zhvilluar të dielën në mbrëmje në Teatrin Savoy të Londrës.

Jaho e ka fituar këtë çmim në bazë të votave të publikut mbarë botëror. Në kategorinë e çmimit të dhënë nga publiku botëror, sopranoja shqiptare konkurronte me disa nga zërat më të bukur dhe më të njohur të operës botërore kontemporane, si Joyce Didonato, Juan Diego Florez, Dimitri Hvorostovsky, apo Eva Maria Ëestbroek, etj.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve përfshiheshin çmimet për regjinë më të mirë, dirigjentin më të mirë, këngëtarët e kategorive të ndryshme apo produksionet e teatrove nëpër botë.
Nomimini dhe votimi nga publiku botëror lihet me performancat e Ermonela Jahos gjatë tërë këtyre viteve, duke përmendur “Sour Angelica” në triptikun e Pucinit, apo edhe regjistrimin së fundmi të operës “Zaza” me orkestrën simfonike të BBC në Londër. Këto performanca janë vlerësuar maksimalisht nga disa nga mediat më të njohura dhe me më influencë në botë si “Financial Times”, që sërish boton të hënën një shkrim për sopranon shqiptare, “Times” e Londrës, e shume media në mbarë botën.

Duke folur për Top Channel në Londër, pas marrjes së çmimit ndërkombëtar, Ermonela Jaho tha: “Jam shumë e emocionuar në këto momente. Falenderoj gjithë shqiptarët që votuan për mua dhe publikun që më ndjek në çdo anë të botës. Kushdo që përkushton gjithë jetën drejt pasionit të tij, është gjithmonë fitues”, deklaroi Jaho pas marrjes së çmimit ndërkombëtar.

Ky çmim për yllin shqiptar të muzikës operistike është i pari që një artist shqiptar merr në nivele të tilla kaq të larta, vlerësohet se çmim “Oscar” i muzikës operistike në botë.

 

Më Shumë

Ballkani del me barazim nga Podujeva

Ballkani arriti të ndante pikët në një barazim 2-2 ndaj Llapit në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Podujevë. Ndeshja nisi me një ritëm të...

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Paqes nga fëmijët

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Paqes, e cila festohet çdo vit më 21 shtator nga Kombet e Bashkuara, sheshi historik i Shadërvanit në...

Lajmet e Fundit