8.2 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Trump thotë se është më mirë, por se dy ditët e ardhshme janë “prova e vërtetë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë se po bën më mirë, por që ditët në vijim do të jenë “prova e vërtetë” me koronavirusin.

Vet Trump nëpërmjet një videoje të postuar në Twitter të shtunën gjatë mbrëmjes flet pasi gjatë gjithë ditës u dhanë lajme të ndryshme rreth shëndetit të tij – kjo pasi rezultoi pozitiv për COVID-19, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova

Mjeku i presidentit tha të shtunën vonë se Trump po bënte mirë dhe kishte bërë “përparim thelbësor që nga diagnostikimi”.

Doktori Sean Conley tha në një deklaratë se “ekipi mbetet me kujdes optimist” në lidhje me gjendjen e presidentit.

Disa orë pas kësaj deklarate Trump nëpëmjet videos katër minutëshe, i veshur me kostum dhe në gjendje të mirë shëndetësore falënderoi mjekët dhe infermierët në Qendrën Kombëtare Ushtarake “Walter Reed” pranë Washington DC, ku ai po trajtohet.

“Kam ardhur këtu, nuk po ndihesha aq mirë, tani jam shumë më mirë,” tha ai, duke shtuar se “Gjatë periudhës tjetër prej disa ditësh mendoj se është prova e vërtetë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë ato dy ditët e ardhshme “.

Ai tha se donte të kthehej në gjurmët e fushatës.

Kujtojmë se Trump përballet me Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Diagnoza pozitive COVID-19, e bërë publike nga presidenti me anë  të një Twitteri të premtën, ka ndërprerë fushatën e tij.

Në një moment në video Trump ofroi një shpjegim të ngatërruar për sjelljen e tij që nuk ishte plotësisht e qartë nëse ai po fliste për vendimin e tij për të shkuar në spital apo për të vazhduar fushatën në muajt e fundit, pavarësisht nga pandemia.

“Nuk kisha zgjidhje”, tha ai. “Unë thjesht nuk doja të qëndroja në Shtëpinë e Bardhë. ”Ai shtoi: “Unë nuk mund të mbyllem në një dhomë lart dhe plotësisht e sigurt dhe thjesht të them, hej, çfarëdo që të ndodhë, të ndodhë. Nuk mund ta bëj atë. Ne duhet të përballemi me problemet.”

Më Shumë

Rahovec: Vetura pëson defekt gjatë ndjekjes prej policisë, arrestohet një person

Policia është vënë sonte në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit.   Gjatë ndjekjes, vetura në fjalë ka pësuar defekt, me ç’rast një person...

“Me armë në studio pas mosmarrëveshje rreth një borxhi”- Ja si ndodhi rasti ku Gjesti mbeti i arrestuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e paraburgimit për këngëtarin Besart Kelmendi i njohur...

Lajmet e Fundit