Tuna rikthehet me koncert live

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.

Megjithatë ajo po tregohet aktive për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke ndarë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, shkruan portali arbresh.info

Tuna së fundi, ka realizuar një koncert të ri me muzikë live, të cilën e ka mbajtur në Muzeun “Suli An” në Shkup.

Me rastin e 30-vjetorin të themelimit të këtij muzeu, këngëtarja shkupjane është ftuar që të realizojë një performancë artistike.

Artistja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga koncerti, duke e paralajmëruar transmetimin e tij më 19 shtator.

“30 vjet bukuri kulturore, drejtpërdrejt nga Suli Hani, 19 shtator ora 21:00”, ka shkruar ajo.

 

Ndryshe, Dafina Zeqiri dhe Tuna Sejdiu do të rikthehen pas afro një dekade.

“Sunny Hill” mban titullin projekti, në të cilën do të bëhen bashkë dy nga femrat më të admiruara në treg që kanë bërë bujë prej vitesh.

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

Lajmet e Fundit