12.9 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Turbullohet uji në Prizren

Është turbulluar uji në Prizren. Kompania “Hidroregjioni- Jugor“, kërkon nga konsumatorët që të mos e përdorin ujin për pije.

“Për shkak të intensitetit të madh të reshjeve, ka ardhur deri te turbullimi i ujit, prandaj jemi të obliguar që të ndërkrejmë furnizimin me ujë të pijes”.

“Furnizimi me ujë është ndërprerë në këto lagje: “Tabahane”, “ Ortakoll”, “Bazhdarhane”, “Arbanë” dhe “Bajram Curri”. Lusim konsumatorët, që, mos e përdorin ujin për pije, deri sa të dalim me një njoftim të radhës për përdorimin e ujit”.

“ Po ashtu njoftojmë konsumatorët e fshatit Zhur, se për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, ka ardhur deri te turbullimi i ujit, kështu që kemi qenë të obliguar të ndërpresim furnizimin me ujë, deri sa të konstatohet se turbullimi dhe parametrat janë brenda kufijve të lejueshmërisë”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Njëri nga katër instruktorët e arrestuar të poligonit në Prizren është polic

N.H., është njëri nga katër instruktorët e një poligoni në Prizren i cili u arrestua nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve. KALLXO.com mëson se i...

Prizreni merr pikë jetike në Gjakovë

Në një ndeshje ku Vëllaznimi me çdo kusht kërkonte gol dhe besonte se goli i ardhur do t’ua sillte fitoren, ka qenë Prizreni që...

Lajmet e Fundit