14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Turqia e gatshme të ndërtojë një Spital në Prizren

Spitali PrizrenitUniveristeti “Yalova” nga Turqia ka shpreh gatishmërinë për të ndërtuar një spital në Prizren, i cili do i ofrojë shërbimet falas për qytetarë. Një ofertë e tillë ka ardhur nga përfaqësuesit e “Yalovas” në Univeristetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” pas bashkëpunimit shumë të mirë që kanë këto dy institucione të larta arsimore mes vete.

Ushtruesi i detyrës së rektorit, Zahadin Shesidini thotë se pas hapjes së spitalit UPZ plaifikon të hap edhe fakultetin e mjekësisë në kuadër të UPZ-së. Ai thekson se kërkesa për dhënien e lokalcionit për ndërtimi ne tij i është dorëzuar kryetarit të komunës dhe disa prej ministrive.

Ndërkohë komuna siaps zëdhënësit, Ymer Berisha është e gatshme ti përkrahë nismat që janë në interes të qytetarëve.

Ushtruesi i detyrës së rektorit të Unviersitetit “Ukshin Hoti” në Pizren, Zahadin Shemsidini thotë se kjo iniciativë ka ardhur falë bashkëpunimit që kanë këto dy institucione të larta arsimore. Tashmë përfaqësuesit e ”Yalovas” sipas Shemsidinit e kanë marrë mbështetjet e institucioneve qendrore dhe lokale për ndëtimin e spitalit.

”Ministria e shëndetësisë, ajo e arsimit dhe komuna e Prizrenit e kanë mbështet këtë ide. Edhe ne si universitet gjithashu pasi që kuadrot tona do të aftësohen e më pas spitali do të mbetet në shërbim të popullatës”, thotë Shemsidini, transmeton RTK.

Shemsidini thotë se nëse komuna e Prizrenit e miraton kërkesën për dhënien e 3-4 hektarëve tokë për ndërtimin e objektit atëherë në kuadër të UPZ-së do të hapet edhe Fakulteti i Mjekësisë. Ai tregon se Turqia është e gatshme të ndihmojë në përgatitjen e kuadrit vendor.

”Nuk do të jet spital privat. Do t’i ketë disa klinika dhe meqë ndërtojmë spitalin kemi paraparë edhe hapjen e Faklutetit të Mjekësisë, pasi kërkohen edhe klinika për ketë hap”, potencon ai.

E komuna e Prizrenit sipas zëdhënësit, Ymer Berisha është e gatshme ta përkrahë çdo nismë që është në interes të qytetarëve gjithmonë duke rrespektuar ligjet.

”Jemi të gatshëm të përkrahim çdo nismë që është në interes të qytetarëve. Edhe këtu komuna e Prizrenit do të mundohet t’i lehtësojë procedurat”, thotë Berisha.

Ushtruesi i detyrës së rektorit të UPZ-së thotë se përfaqësuesit e “Yalovas” kanë kërkuar të vendosen në Prizren, këtyre ditëve për të filluar me projektin. Ai pranon se ndërtimi i Spitalit ka një kosto të lartë, por thotë se mjetet janë siguruar nga donatërët e ndryshëm në Turqi.

Më Shumë

Dueli i tretë final mes Trepçës dhe Yllit

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në ndeshjen e tretë të serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas dy...

Konjufca: Shteti i Serbisë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit

Sot bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit. Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Kuvendi i Kosovës...

Lajmet e Fundit