0.1 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Turqia ia kthen ShBA-së: Ata që s’kanë guxim ta dënojnë vrasjen e fëmijëve s’mund t’i japin leksion askujt

Drejtori i Komunikimeve në Turqi e kritikoi të mërkurën deklaratën e Departamentit të Shtetit të ShBA-së rreth komenteve të presidentit turk, Rexhep Erdogan, në lidhje me Izraelin.

“Të flasësh rreth një kryeministri izraelit që e shprehu kënaqësinë e tij për vrasjen e myslimanëve nuk është anti-semitizëm. Është një realitet i mjerë i mendësisë së disa liderëve izraelitë”, shkroi Fahrettin Altun në Twitter.

“Deklarata e ShBA-së rreth komenteve të presidentit tonë Erdogan rreth dhunës së Izraelit kundër civilëve palestinezë është absolutisht e papranueshme. Ata që nuk i kanë guximin dhe njerëzinë që ta dënojnë vrasjen e fëmijëve nuk e kanë pozicionin moral për t’i dhënë leksione askujt”, thuhet më tej në deklaratën e zyrtarit të lartë turk.

Të martën, Departamenti i Shtetit i dënoi ato që i cilësoi si komente anti-semite të Erdoganit rreth popullit hebre, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Erdogani të hënën e kritikoi Izraelin për sulmet ndaj civilëve në Gaza dhe në Xhaminë Al-Aqsa. Ai gjithashtu e kritikoi shitjen e armëve që Shtetet e Bashkuara do t’ia ofrojnë Izraelit.

Deri më tani, mbi 220 palestinezë dhe 12 izraelitë janë vrarë nga luftimet që filluan më 10 maj. Pas presionit të madh ndërkombëtar dhe përpjekjeve të disa shteteve për ndërmjetësim në arritjen e armëpushimit, luftimet të enjten kanë pushuar për disa orë, ndërsa është paralajmëruar mundësia që armëpushimi të arrihet brenda dy ditësh.

Më Shumë

Dy vjet pas themelimit, Grapeland Rahoveci synon Superligën

Skuadra e basketbollit e Rahovecit po përgatitet me synimin e vetëm, inkuadrimin në Superligë. Grapeland Rahoveci, nga Liga e Dytë arriti të ngjitet vitin e...

Haradinaj në Suharekë: Numri 137 e shkurton rrugën drejt NATO-s

Koalicioni për Kosovën Fituese ka mbajtur tubim në Suharekë. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në këtë tubim tha se siguria në...

Lajmet e Fundit