10.5 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Turqia për Gazën: Gati të ndërhyjmë, Erdogani telefonon presidentin e Iranit

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij iranian, Hasan Rouhani diskutuan në telefon sulmet e vazhdueshme izraelitë kundër palestinezëve, teksa mediat e huaja flasin për “skena horror” në Gaza.

Erdogan, që më herët deklaroi se Turqia nuk do ta pranojë persekutimin izraelit, edhe nëse e gjithë bota e injoron, e bëri të qartë se Ankaraja është e gatshme të marrë një qëndrim serioz përballë ofensivës së shtetit hebre. Komuniteti global, u shpreh ai, duhet t’i dërgojë Izraelit një mesazh të fortë.

Presidenti turk insistoi po kështu, se është e domosdoshme që bota islame të adoptojë një qëndrim të unifikuar, por edhe veprime kundër sulmeve të Izraelit. Përpara tij, ambasadori turk në OKB, Feridun Sinirlio?lu, e quajti të papranueshme që Këshilli i Sigurimit nuk arriti të dilte me një deklaratë të përbashkët kundër dhunës në territoret palestinez. Ai përmendi vdekjet e foshnjeve e të fëmijëve, e tha se sulmet ndaj shkollave përbëjnë krime lufte.

Që prej fillimit të agresionit izraelit, dhjetëra fëmijë kanë vdekur në Gaza. Nëse një klasë e mbushur me të mitur do të hidhej në erë diku tjetër, sa ditë mendoni se do t’i duheshin këtij Këshilli për t’u mbledhur”, pyeti ambasadori, sipas të cili heshtja përballë kësaj kasaphane njerëzore vetëm sa e inkurajon më shumë Beniamin Netanyahun.

Konflikti shpërtheu në fillimin e javës së kaluar pas planeve për dëbimin e familjeve palestineze në lagjen Sheikh Jarrah të Jeruzalemit Lindor dhe mësymjes se xhamisë Al Aksa nga policët izraelit

Më Shumë

Totaj prezanton raportin për vitin 2025

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar raportin e punës për periudhën janar–dhjetor 2025, duke theksuar investimet dhe projektet e realizuara gjatë...

Drini i Bardhë nis stinorin pranveror me fitore

KF Drini i Bardhë e ka nisur me sukses stinorin pranveror në Ligën e Dytë të Kosovës, duke mposhtur ekipin e Shqiponjave me rezultat...

Lajmet e Fundit