7.9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Turqia planifikon t’i hapë dyert për tifozët në korrik

Presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Ozdemir, thotë se ka gjasa që tifozët të kthehen në stadiume në korrik.

Stinori në Superligën e Turqisë do të rifillojë më 12 qershor, pa shikues.

“Synimi ynë është të përfundojmë stinorin, përndryshe do të ketë probleme. Ne duam të kompletojmë stinorin në fushë. Do të bëhen testime të vazhdueshme. Nëse ka raste, atëherë do të futen në karantinë dhe do të vazhdojmë rrugën tonë. Ka shtete që po planifikojnë të rinisin e ku situata ka qenë dukshëm më e rëndë se e jona. Synimi ynë i parë është të luajmë pa shikues. Nëse gjërat ecin mirë, atëherë ndoshta mund të luajmë me shikues në korrik”, ka thënë Ozdemir për “Corriere dello Sport”.

Më Shumë

Dy afrime të reja te Drini i Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka zyrtarizuar dy përforcime të reja për sezonin aktual, futbollistët Oltion Duhlaku dhe Amsel Jonuzi. Të dy lojtarët i bashkohen...

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit