6.5 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

U arrestua për trafik kokaine, befason me deklaratën që bën për ish-burrin e saj

Modelja e njohur greke, Afroditi Barba, e cila u arrestua në datën 23 gusht për trafik kokaine, pasi policia i gjeti 35 pako me kokainë në makinën e saj ‘Range Rover’, ka dalë me një deklaratë të papritur.

31-vjeçarja pretendon se është e pafajshme, duke shtuar se pas kësaj qëndron ish-partneri i saj, sheiku arab Rashid Satz. Ky i fundit dhe modelja janë martuar në vitin 2016 dhe një vit më vonë ka ardhur divorci i tyre.

“Unë besoj se e gjithë kjo është e stisur. Dyshoj se është ish-burri im, me të cilin kam pasur shumë zënka ndër vite. Ai nuk e pranon ndarjen dhe mendon se unë gjithmonë do të jem pronë e tij. Besoj se arsyeja pse donte të hakmerrej ndaj meje është fakti që fola për marrëdhënien tonë dhe sjelljen e tij në televizion.

Veprimi i tij kundër meje u shkaktua nga fakti se ai ndihej i dobët duke qenë në spital dhe me egoizmin e tij nuk mund të duronte të më shihte me dikë tjetër në Mykonos.

Nuk e di nëse kontrolli ishte i rastësishëm. Policia fillimisht ishte e parkuar në rrugën Antheon, në një rrugë anësore dhe kur më panë që po kaloja para tyre dhe unë ndalova në dritën e kuqe, u nisa dhe më ndoqën kur kalova Vouliagmenis dhe hyra në Lambraki. Me fjalë të tjera, policët që më kontrolluan nuk ishin në pikën që zakonisht është një bllokadë e policisë ”, ka thënë modelja.

 

Më Shumë

Përvjetori i Fishtës i harruar në Shkodër

Nail Draga Përkujtimi i personaliteteve të ndryshme me rastin e përvjetorëve të tyre është obligim jo vetëm moral e profesional por edhe kombëtar nga ana...

‘Një ekip, një qytet, një qëllim’: Bashkimi i Prizrenit pret Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

Bashkimi i Prizrenit do të presë të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi”, me fillim nga ora 18:45, skuadrën e Sigal Prishtinës në ndeshjen e...

Lajmet e Fundit