U promovua libri për OVL-në e Prizrenit, si dhe u hap ekspozita me fotografi të luftës

Libri ’’Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së 2 tetor 1999- 2 tetor 2019’’i autorëve Qazim Thaçi dhe Hasan Morina u promovua sot në Prizren.

Promovimi është organizuar nga Komuna e Prizrenit dhe Shoqata e Veteranëve të UÇK-së.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka përgëzoi autorët e librit.

“Libra të tillë duhet të bëhen sa më shumë”, tha Haskuka.

Për librin ka folur edhe autori Qazim Thaçi.

Redaktor i librit është Berat Batiu, recensentë të këtij libri janë, Bislim Zyrapi ish- shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe Lulëzim Kabashi ish- komandant i Brigadës së Kabashit.Po ashtu sot është bërë edhe hapja e ekspozitës me fotografi të luftës i autorit Hasan Morina.

Kryetari Haskuka ka vlerësuar lartë edhe hapjen e ekspozitës.

Autori i ekspozitës, Hasan Morina, ka falënderuar të gjithë mbështetësit për këtë ekspozitë.

“Këto fotografi janë një pjesë e arkivit që kam”, tregoi ai.

Ekspozita do të jete e hapur për tri ditë radhazi./QendraPress/

Më Shumë

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit