9.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

U tha se ka kërcënuar kryetarin Totaj, Zafir Berisha thotë se është keqkuptuar

 

Zafir Berisha është deklaruar lidhur me raportimet se ai ka kërcënuar kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj. Totaj ka njoftuar Policinë se është kërcënuar nga Berisha përmes telefonit, shkruan Gazeta Express.

Berisha në emisionin DPT te Fidani në T7 tha se është keqkuptuar.

“Nuk e di, unë fjalën kërcënim e marrë më ndryshe,. Nga zhargoni i jetës së përditshme ndoshta kam përdorur ndonjë shprehje. Por jam keqkuptuar, por megjithatë ka kaluar dhe jeta vazhdon”, ka thënë Berisha.

Ai shton se përdor një gjuhë ndryshe nga politikanët tjerë, andaj ka pasur keqkuptime.

“Shiqo, unë thash nuk jam shabllon i gjithë atyre që merren me politikë. Unë në jetën private dhe publike përdori gjuhë jo të zakonshme por nuk ka qenë diçka tragjike”, shtoi

Më Shumë

Dislokimi i largpërçuesve në Prizren, punimet shtrihen drejt lagjes “Ortakoll”

Në Prizren po vazhdojnë punimet për dislokimin e largpërçuesve, në kuadër të projekteve për modernizimin e infrastrukturës energjetike të qytetit. Pas largimit të shtyllave...

Kosova një hap nga Botërori – Sot hidhet shorti i fazës së tretë

Sot në Herning të Danimarkës do të hidhet shorti për fazën e tretë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027 në hendboll për...

Lajmet e Fundit