8.6 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

U vu gurthemeli i shkollës në Panorc të Malishevës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kanë vënë sot gurthemelin e shkollës në fshatin Panorc të Malishevës.

Me këtë rast, Bytyqi ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e ndërtimit të kësaj shkolle të re, njëherësh ka përgëzuar kryetarin e Komunës së Malishevës për faktin se i ka dhënë prioritet arsimit, duke bërë investime në ndërtimin e shkollave të reja.

“Deri më tani Komuna e Malishevës ka bërë atë që pothuajse nuk e ka bërë asnjë komunë. Për një periudhë kaq të shkurtë të ndërtohen 15 shkolla është vërtetë për një falënderim të madh”, tha ministri dhe theksoi se kryetari do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të MASHT-it për të ngritur cilësinë në shkollat e Malishevës.

“Konsideroj se tashmë i kemi përgjegjësitë e ndara. Komuna po e kryen punën e vet. Ne si Ministri jemi të obliguar t’i kryejmë përgjegjësitë tona dhe ju mbetet edhe juve, të nderuar mësimdhënës, që të kryeni detyrën tuaj të shenjtë dhe t’i përgatitni nxënësit dhe t’i edukoni siç duhet”, tha ministri Bytyqi.

Ai po ashtu kërkoi përkrahjen e prindërve, pasi që tha se që edukimi të jetë në nivelin e duhur, ata kanë rol të rëndësishëm dhe i ftoi prindërit ta përkrahin menaxhmentin e shkollës dhe shkollën në përgjithësi në mënyrë që bashkërisht të ngrisim cilësinë në arsim.

“Nëse të gjithë i kryejmë përgjegjësitë si duhet, nuk do të mungojë suksesi dhe do të sigurojmë të ardhme të mirë për fëmijët tanë”, tha në fund ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Më Shumë

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Policia, në raportin 24 orësh, ka thënë se gjatë gërmimit në Rahovec kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të...

Prokuroria e Prizrenit kërkon 30 ditë paraburgim për dy të dyshuar për ryshfet në Vërmicë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy...

Lajmet e Fundit