14.5 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

U zgjova me mallkime për fëmijët e mi”, Arbana Osmani zbulon mesazhet

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Megjithatë, ka nga ata që nuk e kanë shumë simpati.

OFERTA NGA DEPPO MARKET

Moderatorja ka treguar se kjo gjë nuk e shqetëson, por tashmë duket se këto mesazhe janë bërë shqetësuese, pasi kanë arritur deri në atë pikë, ku i kanë uruar më të këqijat për fëmijët e saj.

Arbana ka ndarë në një postim me ndjekësit në Instastory, ku zbulon personin, që për ironi në foton e profilit, ka një foto me dy fëmijë.

“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në ëeb nuk duhet kurrsesi të normalizohet.”, ka shkruar moderatorja.

Më Shumë

P.C Prizreni shkatërron Kerasanin

Proton Cable Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Kerasanit me rezultat 81:52, në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Parë...

Sot 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri,...

Lajmet e Fundit