13.8 C
Prizren
E hënë, 2 Tetor, 2023

U zgjua pas pesë muajsh nga koma, 25-vjeçarja bën zbulimin e tmerrshëm

Një grua ka rrëfyer se si ka zbuluar se i fejuari i saj kishte shkuar me një tjetër kur ajo ishte në koma.

25-vjeçarja pasi është zgjuar nga koma kishte kuptuar se partneri i saj e kishte bllokuar edhe në rrjetet sociale. Brie Duval, e cila është me origjinë nga Australia, jetonte në Kanada kur u rrëzua nga çatia e një lokali në trotuar. Ishte gushti i vitit 2020.

“Daily Mail” shkruan se ajo mbeti me disa kocka të thyera, një dëmtim në tru dhe u transportua me helikopter në Spitalin Universitar të Albertës dhe u vendos në mbështetje jete në ICU.

Mjekët i dhanë asaj vetëm 10 për qind mundësi për të mbijetuar dhe u vendos në koma për ta ndihmuar që të shërohej. Prindërit e saj refuzuan që t’i linin doktorët që të çaktivizonin mbështetjen e saj në jetë.

Pas tre javësh ajo ka patur shenja përmirësimi. E për fat të mirë pas tre muajsh është zgjuar. Por sigurisht që tronditja nga rënia i kishte lënë pasoja, pasi Brie vuante nga amnezia dhe nuk e mbante mend jetën e saj, përfshirë edhe të fejuarin e saj. E kjo situatë vijoi për dy muaj të tjerë.

Pesë muaj pas aksidentit fillestar, 25-vjeçarja filloi që të kujtonte jetën e saj para kome. Ajo u përpoq që të telefononte të fejuarin e saj, me të cilin kishte katër vjet.

Në ato momente e reja ka zbuluar se ai jo vetëm që nuk e kishte vizituar në spital, por kishte një të dashur të re.

“Unë hapa telefonin tim për t’i dërguar mesazh, kur lexoj një mesazh nga e dashura e re që thotë se “tani jam me unë me të. Ai jeton me mua dhe djalin tim, ju lutem mos e kontaktoni”. Nuk kam dëgjuar për të që kur kam qenë në spital. Ai më ka harruar plotësisht dhe nuk e kam të qartë se pse ndodhi kjo”, ka thënë Brie për “The Sun”.

U zgjua pas pesë muajsh nga koma, 25-vjeçarja bën zbulimin eU zgjua pas pesë muajsh nga koma, 25-vjeçarja bën zbulimin eU zgjua pas pesë muajsh nga koma, 25-vjeçarja bën zbulimin e

Haradinaj: Ta pranonte Kurti planin e amerikanëve, asnjë terrorist nuk do të mund ta kalonte kufirin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka dënuar edhe njëherë sulmin terorist ndaj Policisë së Kosovës duke ia lënë fajin...

Horoskopi ditor, këto janë shenjat më me fat

Dashi Çështjet e parave janë në krye të agjendës. Merrni kohë për t’i trajtuar këto çështje me kujdes. Do të jeni jashtëzakonisht efikas me numrat,...

Fitorja e Kosovës

Lajmet e Fundit