Udhëkryqi i Neymar, sa larg PSG-së Barcelona

Udhëkryqi i Neymar. Braziliani duhet të zgjedhë mes parave dhe lumturisë. PSG i ofron atij rinovimin e kontratës dhe sulmuesi do të mund të përfitonte 38 milion euro në sezon nga klubi francez, ndërkohë nga ana tjetër Barcelona e pret.

Josep Bartomeu, presidenti i katalanasve, e do në skuadër Neymar, pasi ai do të sillte të ardhura të rëndësishme nga marketingu. Braziliani duhet ta ndajë mendjen shpejt, pasi vitin tjetër te Barcelona ka zgjedhje dhe kandidati Victor Font është kundër kësaj lëvizjeje.

Barcelona në aspektin financiar i ofron sulmuesit rreth 20 milion euro, gati gjysmën e pagës që i ofron PSG. Neymar “joshet” nga ideja për të luajtur sërish me Lionel Messi dhe për të qenë ai lideri i ekipit spanjoll, pasi argjentinasi tashmë është 33 vjeç.

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit