15.5 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

UEFA lavdëron punën e Xhakës dhe Shaqirit në ekipin e Zvicrës

Sajti zyrtar i Konfederatës Evropiane të Futbollit (UEFA) ka prezantuar të hënën Përfaqësuesen e Zvicrës si një prej pjesëmarrëseve në “Euro 2020” që mbahet këtë verë.

Zvicra është në grupin A së bashku me Turqinë, Italinë e Uellsin në Kampionatin Evropian që do të mbahet këtë vit.

Kjo do të jetë pjesëmarrja e pestë e ekipit kombëtar zviceran në EURO, ndërsa mbetet qëllimi për të arritur në çerekfinale. Ata shkuan më së largu në vitin 2016, kur humbën ndaj Polonisë në penallti në raundin e 1/16 së finales.

UEFA në tekstin për Zvicrën ka përmendur futbollistët shqiptarë të saj, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin e Valon Behramin.

Si lojtarë kyç, UEFA ka zgjedhur portierin Yann Sommer dhe Granit Xhakën.

“Kapiteni i Zvicrës është truri dhe motori i mesfushës. 28-vjeçari, që është zhvilluar te të rinjtë e Baselit, është në Arsenal që nga vitit 2016. Xhaka ishte pjesë e ekipit të Zvicrës që fitoi Botërorin U-17 në vitin 2009 dhe pjesë e ekipit që përfundoi nënkampion në Evropianin U-21 dy vjet më vonë. Ai tashmë ka përvojën nga tri ngjarje të mëdha si senior”, ka shkruar UEFA për Granit Xhakën.

Shaqirin, UEFA e ka përfshirë te golat më të veçantë të Zvicrës në kampionate evropiane.

“Goli i Shaqirit me goditje ‘gërshërë’ ndaj Polonisë në UEFA Euro 2016, do të jetë gjatë në kujtesën e gjithë atyre që ishin dëshmitarë të atij momenti”, ka komentuar UEFA.

Zvicra ndeshjen e parë të Evropianit e luan më 12 qershor ndaj Uellsit, në Baku. Më 16 qershor luan ndaj Italisë në Romë, ndërsa më 20 qershor ndaj Turqisë në Baku.

Më Shumë

Liria kthehet në shtëpi, pret Kikën në Prizren

Liria rikthehet sot në shtëpi për t’u përballur me Kikën, në ndeshjen e radhës të Ligës së Parë. Sfida do të zhvillohet në Stadiumin “Përparim...

Vashat e Bashkimit fitojnë derbin ndaj Pejës 03

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, skuadra e Bashkimit ka arritur fitore të rëndësishme në kuadër të Superliga Femrat, duke mposhtur Peja 03 me...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit