10.7 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Uji nuk është i pijshëm në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar qytetarët e Prizrenit se uji i rrjetit nuk është i përshtatshëm për konsum të pijshëm, për shkak të turbullirës së paraqitur në burimet kryesore të furnizimit.

“Ju lutemi që gjatë kësaj periudhe të mos e përdorni ujin e rrjetit për konsum të pijshëm, deri në përmirësimin e gjendjes dhe publikimin e njoftimit vijues”, thuhet në komunikatën zyrtare të KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Sipas njoftimit, turbullira në burimet kryesore ka ndikuar në cilësinë e ujit që shpërndahet në rrjetin publik. Autoritetet kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe kanë premtuar se do të informojnë publikun sapo të rikthehet siguria në furnizim.

Deri në një njoftim të ri, qytetarët këshillohen të përdorin alternativa të sigurta për konsum të ujit, si uji i ambalazhuar apo zierja e ujit për nevoja bazike./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Ndarja e mandateve në Prizren, PDK merr 13 asambleistë, LVV-9

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvendin e Komunës së Prizrenit për zgjedhjet e vitit 2025. Me gjithsej 41 vende në Kuvendin Komunal, Partia...

Përurohet parku i ri në lagjen ‘Ortakoll’ të Prizrenit

Në lagjen 'Ortakoll' të Prizrenit është përuruar një park i ri publik, i cili përfshin gjelbërim të shtuar, kënde lojërash dhe hapësira rekreative për...

Lajmet e Fundit