1.5 C
Prizren
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Uji për pije dhe një pjesë e kanalizimit, shqetësim kryesor për banorët e Drenocit

Begaj ne drenocKryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtori për shëndetësi z.Hajdin Berisha, ai i shërbimeve publike, z.Milazim Morina dhe drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, znj.Blerta Krasniqi, mbrëmë kanë vazhduar takimet e drejtpërdrejta me qytetar, në fshatin Drenoc, ku janë njoftuar me problemet e fshatit dhe mundësinë e zgjidhjes së atyre problemeve, përderisa problem kryesor për Drenocin, si vendbanimi më i madh në Malishevë, është uji për pije.

Ky takim me qytetar, përveç njohjes me problemet e banorëve të këtij fshati, është realizuar edhe në kuadër të përpjekjeve të komunës, në fushatën e saj, për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike, gjegjësisht për vetëdijesimin e qytetarëve, nga rreziku i thumbimit të rriqrave, si bartës të kësaj sëmundje, si dhe çështja tjetër, është, largimi i mbeturinave nga ambientet ku jetojmë.

“Unë ju bëj thirrje për pastrimin e lagjeve të juaja. Ejani dhe organizohemi bashkë që ti largojmë mbeturinat nga vendet ku ju i hidhni ato. Ta ruajmë shëndetin tonë nga sëmundjet që vijnë si pasojë e grumbullimit të mbeturinave në vendet jo adekuate dhe ku vet ne si banorë, rrezikohemi nga ato”, ka thënë mes tjerash kryetari Begaj.

Ndërsa drejtori Berisha, i ka njoftuar me angazhimet e komunës, në kuadër të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike. “Jemi duke i koordinuar punët dhe angazhimet tona me të gjithë faktorët, sipas strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike”, tha Berisha. “Edhe qeveria e vendit, edhe institucionet tjera përgjegjëse, janë më të angazhuara këtë vit, është i formuar këshilli ndërministror për këtë çështje dhe ne jemi duke vazhduar sipas planit operativ, me angazhimet tona”, tha drejtori për shëndetësi, z.Hajdin Berisha.

Nga ana tjetër, gjatë debatit me qytetar, për çështje të tjera, u vlerësua se uji për pije, është problemi kryesor që ka ky fshat, pastaj rregullimi i kanalizimit në disa pjesë të fshatit, rregullimi i disa rrugëve dhe çështje të tjera.

Për këto, kryetari Begaj, premtoi se do të angazhohet maksimalisht, brenda mundësive të komunës, për zgjidhjen e këtyre problemeve. “Unë shumë besoj se brenda vitit, do të arrijmë të sigurojmë ujin për pije. 1.1 milion euro deri më tani kemi arritur ti sigurojmë për ndërtimin dhe funksionimin e ujësjellësit për Drenoc, kjo sigurisht për fazën e parë, pasi i tërë projekti, për Drenoc dhe 11 fshatra tjerë, kushton mbi tre milion euro, por brenda vitit, besoj shumë, se uji për pije do të arrijë në Drenoc”, ka thënë kryetari Begaj, duke premtuar angazhim e tij dhe të komunës, për zgjidhjen e problemeve të fshatit.

Më Shumë

Portieri 19-vjeçar Eurolind Avdimetaj shkëlqen në debutim me Suharekën

Eurolind Avdimetaj, portieri 19-vjeçar i FC Suharekës, realizoi një debutim të paharrueshëm në ndeshjen e derbit lokal kundër Ballkanit. Pavarësisht humbjes së skuadrës, paraqitja...

Kurti: Tre milionë euro i kemi ndarë deri më tani për arsim në Malishevë

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se tre milionë euro i kanë ndarë si qeveri deri më tani për arsim në Komunën e...

Lajmet e Fundit