2.8 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Ukshin Hoti: Shqiptarët ortodoksë, pjesa më e ndritur e kombit

Filozofi dhe intelektuali i shquar kosovar, Ukshin Hoti kishte konsiderata të larta ndaj shqiptarëve ortodoksë në jug, të cilët i quante si pjesa më e arsimuar e kombit.

Një nga fytyrat më të spikatura të politikës shqiptare në vitet ’90 theksonte se inteligjenca shqiptare e konfesionit ortodoks është tejet e ngritur dhe vazhdonin të kontribuonin për kombin shqiptar, shkruan Konica.al.

Intelektuali Hoti, për fatin e të cilit sot e kësaj dite nuk dihet asgjë, në librin e tij «Filozofia politike e çështjes shqiptare» qysh në vitin 1995 sfidonte paragjykimet dhe sterotipet që ishin krijuar në disa qarqe për shqiptarët ortodoksë dhe asocimin e tyre me grekë.

Portali Konica.al sjell një shkëputje kuptimplotë nga libri i Ukshin Hotit:

«Shqiptarët e krishterë ortodoksë janë ndër pjesët më të arsimuara të kombit shqiptar. E kanë kishën e vet autoqefale të cilën e ka themeluar shumë i përndershmi Fan Noli. Intelegjencia shqiptare e këtij konfesioni është tejet e ngritur dhe ajo padyshim ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë në ndërtimin e kombit shqiptar. Ata kanë të drejtë dhe detyrë që ta artikulojnë disponimin e vërtetë të pjesëtarëve të thjeshtë të bashkësisë së vet fetare që janë ndjerë gjithmonë si shqiptarë dhe jo si grekë, ashtu siç është e drejta e tyre që t’i shprehin lirisht bindjet dhe ndjenjat e tyre nga pozitat e përkatësisë së tyre nacionale në raport me të gjithë popujt tjerë që i përkasin kishës së krishterë lindore. Një gjë e tillë nuk i bën më pak shqiptarë se ç’janë në realitet. Për këtë shkak diskutimet politike midis shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri, duhet të lirohen nga mosbesimet në baza të tilla. Shqiptarët janë komb evropian dhe s’mund t’ia lejojnë vetes luksin e të shprehurit në trajtë despotike aziatike».

(Ukshin Hoti, Filozofia politike e çështjes shqiptare, Rozafa, 1995, f.169)

Më Shumë

Ballkani ndërpret bashkëpunimin me tre futbollistë

Ballkani ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me tre lojtarë, përfshirë portierin Damir Luljanoviq, pas katër viteve të tij në klub. Në një njoftim zyrtar,...

DokuFest fton të rinjtë në kampin e katërt ndërkulturor “Stories We Tell”

DokuFest hap aplikimet për kampin e katërt të “Stories We Tell”, një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë e moshës 18-25 vjeçare nga të gjitha komunitetet...

Lajmet e Fundit