-1.1 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Uliks Fehmiu: Shpresoj që Bekimi dhe Faruku të na shohin nga qielli

Uliks Fehmiu, djali i aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu para premierës së shfaqjes “Romeo dhe Xhulieta” në regji të Miki Manojlovic ka dhenë një intervistë për B92, rreth angazhimit të tij në këtë shfaqje që ka pas kastën e përzier shqiptaro-serbe.

Fehmiu në këtë intervistë ka thënë se është shumë falënderues për regjisorin që e ka ftuar të jetë pjesë e kësaj shfaqje, i cili në këtë projekt, sipas tij, regjisori ka punuar me vite të tëra, ndërkaq aktorët kanë punuar përgjatë tre muajve të fundit.

Ai më pas ka thënë se kasta ka pas një marrëdhënie të mirë gjatë provave, si në çdo shfaqje tjetër, dhe se në këtë projekt është punuar shumë seriozisht.

“Mendoj se jemi në rrugë të mirë që të kemi sukses”, ka thënë Uliks Fehmiu.

Më pas ai ka folur edhe për qasjen e regjisorit në këtë shfaqje.

“Shekspiri i Manojlovic është i vërtetë, prej mishi dhe prej gjaku”, ka thënë Fehmiu.

Ndërkaq, për deklaratën e regjisorit, se do të donte që Faruk Begolli dhe Bekim Fehmiu ti shihnin nga yjet, Uliksi ka thënë se ai e di se çfarë ka dashur të thotë regjisori mbi këtë çështje.

“Edhe unë shpresoj që Bekimi dhe Faruku të na shohin nga qielli”, ka thënë ai.

Krejt në fund ai ka folur edhe për jetën e tij artistike në Amerikë ./KultPlus.com/

Më Shumë

Reshjet e borës, Durmishi thotë se të gjithë operatorët janë aktivizuar për mirëmbajtjen e rrugëve

Me fillimin e reshjeve të borës, operatorët e mirëmbajtjes rrugore janë aktivizuar për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin, ka njoftuar...

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

Lajmet e Fundit