22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Ultimatumi i Qeriqit: Nëse nesër nuk dalin certifikatat, do të ketë protesta

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se po presin që nesër Komisioni për Verifikim të statusit të dëshmorit, veteranit dhe invalidit të dalë me certifikatat për këto kategori dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë do të dalin me një qëndrim për hapat më të tutjeshme që do t`i ndërmarrin.

Sipas tij, nuk është dëshira ajo që i bën ish-luftëtarët të dalin në rrugë për të protestuar, por kjo gjë po u imponohet nga vet komisioni.

“Ne po presim që nesër të fillojnë me shpërndarjen e tyre, në rast se kjo nuk ndodh ditën e premte ne do të dalim me një qëndrim rreth hapave të mëtutjeshëm që do t`i ndërmarrim. Nuk jemi ne pse po dëshirojmë të dalim në rrugë për të protestuar por kjo po na imponohet nga ky komision, është e pakuptimtë dhe e pa arsyeshme kjo vonesë që ka ndodh nga ana e këtij komisioni”, ka thënë Qeriqi për Indeksonline.

Ai një pjesë të fajit ka thënë se e ka edhe qeveria, për shkak se ajo e ka emëruar këtë komision.

“Mendoj se një pjesë të fajit e ka edhe vet qeveria sepse ky komision është emëruar nga vet ajo dhe se është dashur që t`i kërkoj raport rreth punës që kanë bërë për arsye se ky komision paguhet nga taksapaguesit e qytetarëve. Të gjithë jemi dëshmitar se po bëhen gati tri vite prej se ka filluar punën dhe ende nuk kemi në rezultat final në këtë drejtim”, është shprehur Qeriqi.

Ai ka thënë se ekziston mbështetje e vazhdueshme nga veteranët për t`u bërë presion komisionit dhe qeverisë, sepse siç ka thënë Qeriqi, e kanë kuptuar se komisioni nuk është serioz në punën e tij.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me veteran dhe kërkesat e tyre të vazhdueshme janë që t`u bëjmë presion sepse e kanë kuptuar se komisioni nuk është serioz në punën e tij dhe zgjidhjen e shohin vetëm përmes protestës në njëfarë forme edhe e kanë humbur besimin tek ta duke parë sa kohë ka kaluar dhe ende s`ka një përmbyllje të këtij procesi”, ka shtuar ai.

Sipas Qeriqit, ai dhe veteranët nuk do të zmbrapsen deri në realizimin e kërkesave të tyre./Indeksonline/

Më Shumë

Askush përveç vetes sonë nuk mund të na lirojë mendjen

Thënie nga Bob Marley – “E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen...

9 vite pas ndarjes; Zayn Malik kujton fejesën me Perrie Edwards!

Zayn Malik ka folur së fundmi për marrëdhëniet e tij të kaluara nga prishja e fejesës me Perrie Edwards deri te mirëpritja e një...

Lajmet e Fundit