3.3 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Umtiti verës në Manchester United ?

Mbrojtësi francez, Samuel Umtiti, duket sikur çdo ditë e më shumë është duke u larguar nga Barcelona dhe po i afrohet një marrëveshjeje me Manchester United.

Që nga fundi i vitit të kaluar filluan zërat se Umtiti vetëm në fillimin e sezonit të tij të dytë në “Camp Nou” kishte filluar të kërkonte rritjen e pagës, madje trefishimin e saj.

Barcelona i kishte premtuar se do t’i fillonte negociatat me qendër mbrojtësin në fillim të këtij viti, duke shpresuar që do të ftoheshin pak pretendimet e 24 vjeçarit, por sot ato vetëm sa edhe më shumë janë shtuar.

Në njërën anë, ekipi katallan nuk është i gatshëm t’i plotësojë kërkesën e Umtitit për trefishimin e pagës, kurse në anën tjetër Manchester United nuk e ka fare problem këtë gjë, pasi Jose Mourinho është duke e kërkuar që t’i bashkëngjis Eric Bailly, një partner në mbrojtje.

Blerja e fundit e United në atë repart, suedezi Victor Lindelof, ka dështuar të impresionojë, derisa Mourinho ende nuk është i bindur plotësisht nga paraqitjet e Chris Smalling dhe për këtë arsye në listë i ka dy lojtarë francez, Samuel Umtitin e Barcelonës dhe Raphael Varane të Real Madrid.

Përkundër se Samuel Umtiti ka kontratë me Barçën deri në vitin 2021, brenga e tyre është klauzola prej 52 milionë funteve e francezit, që me shumat e kohëve të sotshme, për një lojtarë si ai, llogaritet goxha e përballueshme.

Umtiti momentalisht paguhet 2.6 milionë funte në vit tek Barcelona, kurse Manchester United është duke i ofruar rritjen e kërkuar francezit, me pagë vjetore prej 8 milionë funteve, që është një rritje të cilën mbrojtësi 24 vjeçar nuk do e anashkalojë aq lehtë gjatë afatit kalimtarë të verës.

Madje së fundmi, gjatë grumbullimit me Francën, në një kuiz intervistë për një televizion francez, në pyetjen lidhur me të ardhmen e tij tek Man.United, Umtiti nuk ishte përgjigjur as po e as jo, por me opsionin se “nuk i dihet”. /Insporti.com

Më Shumë

Vrasje në tentativë, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur...

Rahovec: Punime të përkohshme në rrugën “Dëshmorët e Pashtrikut”

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Rahovecit ka njoftuar se nesër, nga orët e hershme të mëngjesit, do të zhvillohen punime në rrugën...

Lajmet e Fundit