9.8 C
Prizren
E martë, 21 Mars, 2023

UPZ arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Camerinos në Itali

Me ftesë të Universitetit të Camerinos ,,UNICAM’’ më datë 28-29 Tetor 2019, Prorektori për mësimdhënie, çështje të studentëve dhe kërkime shkencore në UPZ, Prof.Ass.Dr. Shemsi Morina së bashku me Prof.Ass.Dr. Faruk Bojaxhi realizuan një vizitë në ambientet e këtij Universiteti, ku nënshkruan edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Të njëjtit u priten nga Rektori i këtij Universiteti Profesor Claudio Pettinari si dhe nga Koordinatori për çështje studimore për vendet e treta Profesor Emanuele Tondi. Palët u morën vesh që në të ardhmen të realizojnë projekte të përbashkëta me qëllim të ngritjes së nivelit të mësimdhënies dhe mësimnxënies për Profesorët dhe studentët e të dyja Universiteteve.

Marrëveshja konsiston në shkëmbimin e studentëve dhe të profesorëve nga njëri Universitet tek tjetri, përfitimi i bursave për studentët kosovar për të qenë pjesë e studimeve në Universitetin e Camerionos, pjesëmarrja e profesorëve të UUHP-së në seminare, konferenca dhe evenimente të realizuara nga ky Universitet. Po ashtu ranë dakord që të aplikojnë për një program të përbashkët Master në Shkencat e Jetës dhe Mjedisit, duke ndjekur modelin ,, Dopio Laura”, apo “Diplomë e dyfishtë’’ ku studentët që do të diplomohen nga ky program, do të kenë mundësin të pajisen me dy diploma, nga dy Universitete nënshkruese të marrëveshjes. Po ashtu u morën vesh që të shtohen aktivitetet për të aplikuar për një program Doktorature për Fakultetin Shkencave Kompjuterike.

Vlen të theksohet se Universiteti i Camerinos, është nder më të famshmit në Itali, i krijuar që nga viti 1336.

Po ashtu i njëjti delegacion takuan edhe studentët kosovar të cilët tashmë janë pjesë e fakulteteve të ndryshme të këtij Universiteti. Gjithsejtë 14 studentë ishin përfitues të bursave, ku 10 nga ta vazhdonin nivelin Baçelor dhe 4 studentë ishin duke ndjekur studimet në nivelin Master.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për zonjën Ariana Kosova, z.Gëzim Gashi si dhe z.Met Zogaj (mërgimtarë në këtë provincë), të cilët për 3 ditë me radhë shoqëruan delegacionin tonë në përmbushjen e kësaj agjende.

Më Shumë

Paraguaiani pesë vjeçar kollitej pa ndërprerë – zbulohet se në mushkëri kishte një objekt metalik

Një djalë të ri iu hoq një sustë metalike nga mushkëritë e tij, të cilën e kishte në trup gjatë tre muajve të fundit. Paraguaiani...

Prizren, pesë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa,...

Lajmet e Fundit