10.9 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

UPZ nderon amerikanen Ellejn Berkovic me “Honoris Causa”

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj në ceremoninë solemne mbajtur më 22 prill 2015 i ka dorëzuar titullin, Doktor Nderi “Dr. honoris causa” shtetases amerikane, Dr. Ellejn Berkovic, për kontributin e rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore në mbështetjen dhe konsolidimin e paqes, në Kosovë dhe me gjerë.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni madhështore ishin mysafirë nga KFOR-i amerikan, MASHT-i, FSK-ja, përfaqësues të pushteteve lokale në komunat e regjionit të Prizrenit, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë në komunën e Prizrenit, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të komuniteteve fetare, etj.

Rektori Vataj me këtë rast shprehi mirënjohjen dhe falënderim për Dr. Ellejn Berkovic për kontributin e dhënë sa ka shërbyer në Kosovë dhe theksoi se anëtarët e Senatit të UPZ-së kanë pas nderin dhe kënaqësinë që të ndajnë këtë çmim për të duke e njohur kontributin e madh të sajë për vendin tonë.Ky titull nderi për një qytetare të thjeshtë amerikane, por me vlera të larta, Rektori Vataj tha se është një shenjë falënderimi dhe nderimi për të gjithë popullin amerikan për mbështetjen e popullit të Kosovës në rrethanat më të vështira dhe në veçanti për ushtarët amerikan që kanë dhënë kontributin vendimtar për çlirimin e Kosovës dhe konsolidimin e paqes në këtë vend që kishte vuajtur për një kohë të gjatë nga robëria.

Ndërkaq, Dr. Ellejn Berkovic theksoi se ndihet e nderuar që pranon këtë titull në Kosovë, nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren. Ajo tha se ka një ndjenjë të veçantë për popullin mikpritës të Kosovës, ku spikati se “shoqërinë që ka në Kosovë, i konsideron si pjesëtar të familjes”, pasi që me ta ka kaluar jashtëzakonisht mirë sa ka shërbyer në Kosovë. “Njerëzit nga Kosova më kanë hapur zemrën, dhe për këtë nuk i harroj kurrë”, theksoi ajo e emocionuar, që nuk mund t’i ndalte as lotët.Gjeneral Brigade Enver Cikaqi, e lexoi jetëshkrimin e sajë, në cilësinë e laudatorit(falënderuesit).

Ellejna, shkollimin themelor dhe atë të lartë e ka mbaruar në Universitetin e Pitsburgut në drejtimin e mjekësisë, në fushën e stomatologjisë. Në Universitetin e Pitsburgut, si asistente dhe dentiste shërbeu për shumë vite. Që nga mosha katërmbëdhjetë vjeçare ajo vullnetarisht ka dhënë kontribut në shumë fusha të ndryshme profesionale, ushtarake dhe njerëzore.Në Universitetin e Prishtinës ka ligjëruar nga viti 2007 deri në vitin 2011. Gjatë këtyre viteve është shquar me pjesëmarrje aktive në aktivitet të ndryshme, si në konferenca shkencore dhe simpoziume të ndryshme me motivacion profesional dhe të ndërtimit dhe konsolidimit të paqes në Republikën e Kosovës.

Më Shumë

Suhareka rikthehet te fitorja, Prishtina dhe Dukagjini ndajnë pikët

Suhareka ka shënuar fitore në elitën e futbollit kosovar, duke mposhtur Feronikelin 74 me rezultat 3:1 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Rexhep...

Instituti “Katalea” për vrasjen e vajzës nga i ati në Prizren, alarm për reflektim dhe veprim shoqëror

Instituti për Psikologji dhe Kriminologji “Katalea” me seli në Prizren përmes një reagimi ka vlerësuar se vrasja e vajzës 15-vjeçare nga i ati në...

Lajmet e Fundit