-7.2 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Urbanizmi pa afat për përfundimin e Hartës Zonale të Prizrenit

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor e Komunës së Prizrenit ende nuk ka ndonjë datë të përafërt sa i përket përfundimit të përpilimit të Hartës Zonale të Komunës (HZK).

Drejtuesit e këtij dikasteri kanë pohuar se ka ngecje në këtë drejtim, ngjashëm si në komunat e tjera të Kosovës, pasi që, sipas tyre, bëhet fjalë për një proces të ndërlikuar, që për herë të parë zbatohet në Kosovë. Megjithëkëtë, kanë shfaqur bindjen se propozimi i HZK-së në ditët në vijim pritet të finalizohet dhe të dërgohet në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) për marrjen e pëlqimit paraprak, shkruan sot Koha Ditore.

Në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, këshilltarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dafina Alishani ka kërkuar informata për rrjedhën e procesit të hartimit të HZK-së, përkatësisht përmbylljen e tij. “Kur parashihet të përfundojë procesi i hartimit të Hartës Zonale?”, ka pyetur ajo.

Drejtori i DUPH-së, Fatmir Memaj, ka theksuar se nuk mund ta japë një afat kohor lidhur me përfundimin e HZK-së.

https://www.koha.net/kosove/176491/urbanizmi-pa-afat-per-perfundimin-e-hartes-zonale/

Më Shumë

Krijojmë webfaqe për biznese

Ne krijojmë webfaqe moderne dhe funksionale për biznese në Kosovë, Gjermani, Zvicër dhe më gjerë, të dizajnuara për të sjellë rezultate reale. Më shumë klientë...

Liria ndahet me Bislimin dhe Elshanin

Liria e Prizrenit ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e bashkëpunimit me futbollistët Gentrit Bislimi dhe Egzon Elshani, duke i falënderuar për kontributin e dhënë gjatë...

Lajmet e Fundit