5.7 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Ushtria e Ukrainës: Më shumë se 200,000 trupa ruse të vrarë që nga fillimi i pushtimit rus

Rreth 208,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ka pohuar një zëdhënës i Grupimit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Zëdhënësi Serhii Cherevati vuri në dukje se kjo shifër është më shumë se rreth 170,000 forcat ruse për të cilat ai thotë se ishin të përfshira në pushtimin fillestar në vitin 2022.

Ndërkohë, CNN nuk ka qenë në gjendje t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur këto numra.

Vlerësimet e humbjeve ruse kanë ndryshuar nga burime të ndryshme, me administratën e Bidenit që pati thënë në maj se Rusia i ka pësuar më shumë se 100,000 viktima – që do të thotë të vrarë dhe të plagosur – që nga muaji dhjetor.

Kremlini zyrtar e pati hedhur poshtë atë shifër në atë kohë, me një zëdhënës të sajin duke thënë se SHBA “nuk ka absolutisht asnjë mënyrë për ta dhënë ndonjë shifër të saktë”.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka lëshuar përditësime mbi viktimat e saj që nga shtatori i vitit të kaluar, kur ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se më pak se 6,000 ushtarë rusë janë vrarë./CNN

Më Shumë

Policia shqiptoi 1960 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1960 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Aulona Muhadri shpallet basketbollistja më e mirë e vitit 2024

Aulona Muhadri u nderua me çmimin 'Basketbollistja më e mirë e vitit 2024' në ceremoninë Laureatët 2024, për performancën e saj të shkëlqyer me...

Lajmet e Fundit