25 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025

Ushtria nigeriane shpëton dhjetëra vajza të rrëmbyera nga Boko Harami

Ushtria e Nigerisë tha se ka shpëtuar 76 vajza, të cilat janë zhdukur gjatë një sulmi të grupit militant Boko Garam në një fshat verilindor të këtij vendi.

Gazeta Daily Post e Nigerisë tha se nxënëset janë shpëtuar në fshatin Jilli Muvarti dhe se disa të tjera mund të jenë ende të zhdukura.

Boko Haram ka sulmuar qytezën Dapçi më 19 shkurt.

Sulmi ka ndodhur katër vjet pasi militantët kanë rrëmbyer mbi 270 vajza nga një shkollë në qytetin Çibok.

Vetëm 60 prej nxënëseve të rrëmbyera në Çibok në prill të vitit 2014 janë arratisur. Disa të tjera janë liruar pas ndërmjetësimeve, por besohet se disa prej tyre janë ende në robëri.

Boko Haram ka nisur kryengritjen në Nigeri qysh në vitin 2009. Mbi 20,000 njerëz janë vrarë dhe dy milionë të tjerë janë zhvendosur si pasojë e dhunës.

Më Shumë

Prizren: Arrestohet një burrë për sulm seksual ndaj një tjetri

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, nën dyshimin për sulm seksual ndaj një burri tjetër. Ngjarja ka ndodhur dje rreth...

Mbajti fjalim fyes në Rahovec kundër UÇK-së, policia jep detaje për arrestimin e Igor Popoviq

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në qeverinë serbe, i cili ditën...

Lajmet e Fundit