Vaksinohet pa i ardhur radha – jep dorëheqje kryetari i këtij qyteti

Kryetari i bashkisë së qytetit sicilian Corleone, Nicolo Nicolosi, bëri sot të ditur dorëheqjen e tij pasi që ai mori një vaksinë kundërCOVID-19 para se t’i vijë radha.

“Unë nuk fjeta një natë para se të mendoja për vendimin dhe arrita në përfundim se ishte e drejtë të jepja dorëheqjen,” tha Nicolosi (78), njoftoi agjencia italiane ANSA.

Media njoftoi se policia po hetonte rastin. Italia filloi vaksinimin në fund të dhjetorit dhe përparësia iu dha punëtorëve mjekësorë dhe personave më të vjetër se 80-vjeç.

Sidoqoftë, Nicolosi atëherë tha se politikanët lokalë si ai duhet të mbrohen menjëherë nga virusi korona, si dhe punonjësit e mjekësisë.

Përveç Nicolosit, këshilltarët e qytetit u vaksinuan gjithashtu. Qyteza Corleone u bë e njohur nga regjisori amerikan Francis Ford Coppola me filmin kult “The Godfather” (1972) për mafinë siciliane dhe familjen Corleone, me protagonistë aktorë të mëdhenj – Marlon Brando, Al Pacino dhe Diana Keaton.

Më Shumë

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Lajmet e Fundit