3.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Vallja “Pazari i Korçës e i Prizrenit“, projekti i parë Kosovë-Shqipëri

valljaTakimi ndërministror i Kosovës dhe Shqipërisë u ka mundësuar institucioneve kulturore të të dyja vendeve që të japin ide konkrete për bashkëpunim në mes tyre.
Drejtori i Ansamblit të këngëve dhe valleve “Shota”, Shefqet Gjocaj tha për KultPlus se në bashkëpunim më drejtorin artistik Ylber Asllanaj kanë hartuar një dokument i cili i përfshin ato fusha që janë më interes për bashkëpunim me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë.
Sipas tij ky dokument është hartuar bazuar në kërkesën e Ministrisë së Kulturës që secili institucion kulturor të jap ide dhe propozime konkrete për bashkëpunim gjithëkombëtar, transmeton KultPlus.
Ai shtoi se “Shota” në takimin ndërministror ka bërë disa propozime të projekteve, dy prej të cilave është arritur pajtim që të realizohen.
“Ne kemi propozuar disa projekte në takimin ndërministror si p.sh si pikë e parë që ne kemi propozuar dhe që na u është pranuar ka qenë realizimi i një projekti të përbashkët koreografik i titulluar “Pazari i Korçës dhe i Prizrenit“, ky është një kolazh motivesh koreografike ku dy ansamblet marrin përsipër realizimin e pikës së vet koreografike dhe pastaj këto të dyja bashkëngjiten dhe funksionin si një shfaqje e përbashkët, ky është projekti që është pranuar i pari në takimin ndërministror.
Si pikë e dytë është menduar për një bashkëpunim qoftë me programe të përbashkëta ose programe vetjake të të dy ansambleve por që kanë si data protokollare të përbashkëta, siç janë në shkurt në Kosovë për përvjetor të pavarësisë dhe në nëntor në Shqipëri për përvjetorin e pavarësisë gjithashtu “ tha Gjocaj.
Gjocaj tha se është një ide e tyre që nëse arrin të realizohet projekti i parë i koreografisë së përbashkët të titulluar “ Pazari i Korçës dhe Prizrenit“ atëherë kjo pikë artistike do të shfaqet si premierë në Festivalin e Gjirokastrës, e më pas të udhëtojë në Prizren, Korçë dhe sigurisht edhe në të dy kryeqytetet Prishtinën dhe Tiranën.
“Propozimet të cilat nuk janë thënë që do të realizohen menjëherë e që ne i kemi propozuar janë bashkëpunimi në nivel të vendit me materiale koreografike, rekuizitave etj , shkëmbimi i stafit artistik si instrumentistë, këngëtarë, valltarë apo edhe i programeve të përbashkëta, bashkëpunimi në organizimin e programeve artistike të ndërsjella në të dyja vendet” theksoi Gjocaj.
Ai shtoi në takimin e Tiranës ka shtruar edhe idenë e themelimit të një komisioni të përbashkët profesional i cili do të merrej me vlerësimin artistik të stafit të të dy ansambleve kombëtare.
“ Ansambli “Shota” çdo dy vjet bënë vlerësimin e stafit të vet të këngëtarëve, valltarëve edhe ne kemi menduar që një komision i brendshëm sa do kredibilë të jetë sa do profesional, vlerësimet e tij mund të merren si vlerësime subjektive sepse janë të brendshme dhe çdo herë kemi menduar që duhet edhe dikush i jashtë të jetë që nuk i njehë performuesit por që e jep vlerësimin e vet artistik profesional për nivelin e tyre”.
Gjocaj shtoi se ansambli “Shota” ka status të pavarur dhe më të avancuar për dallim prej ansamblit të këngëve dhe valleve të Shqipërisë i cili funksionon në kuadër të Teatrit Operës dhe Baletit.
Megjithatë sipas tij ka shumëçka të bisedohet për thellimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e nivelit kulturor mes dy vendeve pavarësisht se sipas tij kostoja e aktiviteteve është ajo që edhe mund të përcaktojë shumë çka.
“Në parim ne jemi pajtuar për bashkëpunim, mund të ketë ndonjë projekt shumë të kushtueshëm që mund të jetë i pa përballueshëm për njërën ose palën tjetër, projektet tona që janë propozuar janë të përballueshme. Unë flasë për pjesën tonë dhe besoj se sa i përket buxhetit ne qëndrojmë pak më mirë se Shqipëria financiarisht kjo edhe për shkak të statusit te tyre të varur nga Teatrit Operës dhe Baletit të Shqipërisë“.
Gjocaj tha se në takimin e datës 13 shkurt kishte bërë apel për dashuri sa më të sinqertë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë , për një sinqeritet shpirtëror, sepse sipas tij pa qenë të sinqertë më atë se çfarë premtohet nuk mund të arrihen suksese të mëdha.
Ai shtoi se ansambli i këngëve dhe valleve “Shota” përveç bashkëpunimit me Shqipërinë në aspektin kulturor, gjithashtu ka shtrirë bashkëpunimin edhe me vendet e tjera si Malin e Zi, ansamblin kombëtar të Maqedonisë dhe shoqërinë kulturo-artistike “Xheladin Zeqiri” në Tetovë.

Më Shumë

Përfundon stinori vjeshtor, Rahoveci dimëron në vendin e parë

Me tri ndeshje të zhvilluara të enjten, ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Skuadrat favorite nuk kanë...

Takim me Ali Ahmetin pastaj me qytetarë në Prizren, Nait Hasani me mesazhe të fuqishme

Nait Hasani është edhe një herë pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që për kandidat për kryeministër ka Bedri Hamzën. Ai përmes...

Lajmet e Fundit