6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Varianti i ri, në trungun e vjetër

Shkruan:Prend Ndoja, SHBA

Që nga fillimi i udhëheqjes së LDK-së nga Isa Mustafa, Kalaja (LDK-ja) ka filluar të rrënohet nga brenda. Këta “atdhedashës” e “biznesmenë”, me dinakëritë e tyre të turpshme e fundosën vizionin rugovian, duke i dhënë kahje në dy pole të ndryshme. Nën emrin e ish- LDK-së së vërtetë, e përdornin emrin e dr. Rugovës si pasaportë për të qëndruar si pasardhës të vizionit të tij.

Nga një diplomaci parimore, u shndërruan në një diplomaci mafioze, me ekonomistë të profesionalizuar që të ndanin llogaritë me PDK-në, e më pak me të tjerët. Ndonjë anëtar që pretendonte t’u qëndronte besnik bindjeve rugoviane, degradohej, zhveshej nga çdo funksion, apo detyrohej të largohej nga partia. Pra, shkatërrimi më i madh LDK-së i erdhi nga brenda, nga disa anëtarë të saj.

Vjosa nuk mori udhën e ikjes nga LDK-ja me dëshirë, por ngaqë nuk gjente hapësirë për të vazhduar aty ku e kishte lënë Rugova. Vjosa nuk bëri aleancë me VV-në ngaqë kishin parime identike, por ishte e vetmja zgjidhje për ta ndaluar grupin “Al Capone”. Pas vdekjes së dr. Rugovës, bota e përparuar kërkonte njerëz të denjë e të vendosur në bindjet dhe qëndrimet e tyre, me të cilët mund të bashkëpunonte me një saktësi të plotë; njerëz që janë të përkushtuar në krijimin e shtetit ku funksionon ligji. Por, pas të gjitha përpjekjeve, më në fund rezultatet nuk u arritën dhe gjithçka dështoi.

Vitet kalonin, e në kohën kur bota hapëronte më shpejt se kurrë më parë pas sukseseve, ne mbetëm në vend, të izoluar nga jashtë dhe të gërryer përbrenda nga korrupsioni.

Shtetet me ndikim në politikën botërore e përdorin një metodë mjaft diplomatike duke i nxitur dhe përkrahur partitë e ndryshme politike; duke i mbajtur pezull, në pritje edhe me vite të tëra. Kur është në interesin e tyre, i ndezin, i përdorin këto parti që të shkaktojnë rrëmujë, që në anën tjetër idetë dhe planprogrami i tyre të depërtojnë më lirshëm, për të realizuar qëllimet e veta.

Ata e zbatuan këtë metodë edhe në zhvillimet politike në Kosovë. Para shumë vitesh përgatitën lëndë gjyqësore, pothuajse gati për çdo figurë politike. Këto lëndë i mbanin në heshtje. Figurave politike që nuk favorizonin politikën e këtyre shteteve dhe nuk sillnin progres në vend, u aktivizohej lënda në gjykata të ndryshme.

Kështu ndodhi me zhvillimet politike në Kosovë. Për ta thyer akullin mbi 20 vjeçar, është dashur që më parë të mbyllen dhe pastaj të ndodhin fitoret që i pamë më 14 shkurt. Duhet ta kemi parasysh se kjo diplomaci politike është edhe për fituesit e tashëm të zgjedhjeve. Pra, nëse devijoni politikisht, do të jeni jetëshkurtër në politikë, do t’ia merrni edhe disa vite popullit të Kosovës. Por, shpresoj dhe kam bindje që do të jenë të suksesshëm dhe të kenë mësuar nga përvoja e tyre.

Uroj që të mos e devijojnë vizionin politik rugovian, të përmbahen dhe të jenë në harmoni dhe mirëkuptim me SHBA-në, BE-në dhe me të gjitha shtetet e përparuara të botës; ta fshijnë dhe ta largojnë atë shprehjen e gabuar “Amelik, Amelik”, por me një përulje të sinqertë të jenë falënderues ndaj Amerikës. Nuk është e nevojshme të jesh në LDK, që të zhvillosh politikën rugoviane, por është e nevojshme që të jesh atdhedashës dhe diplomat i shquar për të realizuar projektin e duhur politik.

Shpresojmë që të mos na zhgënjejnë, por të na trajtojnë siç e meritojmë. Urime, pra, fitoren!

 

Më Shumë

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Lajmet e Fundit