11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Presidenti Meta përballet fizikisht me policinë në zyrat e FRD-së

Si asnjëherë më parë, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë ditës së premte, është përplasur fizikisht me forcat e Policisë Bashkiake Tiranë, brenda zyrave të Frymës së Re Demokratike (FRD).

Nga videoja e publikuar e këtij momenti, Meta shihet duke detyruar me forcë policët të lëshojnë zyrat.

Sipas informacioneve të para, kjo ngjarje ndodhi pasi bashkia kishte nxjerrë një vendim, sipas të cilit i kërkohej FRD-së të lironte zyrën.

“Përjashta, se thërras gjithë Tiranën! Pse dhunoni partinë e opozitës?! Dilni përjashta, mos krijoni probleme! Kaq po ju them! Do t’iu çoj në burg me duart e mia, kaq po iu them”, dëgjohej Meta të thoshte në video.

Dyshohet se ndaj kryetarit të FRD-së, Sali Shehu, po ushtrohej dhunë fizike nga punonjësit e policisë. Kjo solli dhe ndërhyrjen e presidentit, duke iu kundërvënë policisë.

Meta, në një deklaratë për mediat, e cilësoi si përpjekje të “mafiozëve” për të vënë dorën mbi votën.

Meta i bëri thirrje opozitës që të zgjohen para se të jetë vonë për ta.

“I bëj thirrje opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës, pasi do të jetë vonë për të, jo për popullin. Zbatoni ligjin, ose do të përfundoni si policët e Mubarakut”.

Gjithashtu, ai iu kthye dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranë, që të heqë dorë nga veprime të tilla.

 

 

 

Më Shumë

Kosova mposht Armeninë

 Franco Foda ka debutuar me fitore në krye të bankinës së Kombëtares së Kosovës. Dardanët mundën në udhëtim Armeninë, me rezultat 0-1, të enjten në...

Ish-zëvendësministri për vrasjet në Kosovë: Duhet të angazhohet edhe AKI-ja, kjo është shndërruar në problem kombëtar

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka folur mbi ngjarjet e fundit në vend, ku është rritur numri i vrasjeve. Ai tha se pjesën...

Lajmet e Fundit