12.9 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

U varros nëna e heroit Xhelal Hajda-Toni

Rahoveci5-22Në moshën 87 vjeçare, në Rahovec ndërroi jetë Xhylije Duraku-Hajda, nënë e dy dëshmorëve të kombit, Xhelal Hajda- Tonit, i shpallur nga Presidentja e Kosovës me urdhërin Hero i Kosovës dhe Sadedin Hajdës, rënë në luftën për liri më 1998-1999. Xhylije Hajda, e lindur më 1 janar 1926, në Krushë të Madhe, në familjen e madhe Duraku, një familje me traditë atdhedashurie, që po ashtu i dha lirisë së Kosovë s afro 20 dëshmorë e martirë , lindi, rriti dhe edukoi 6 fëmijë, pesë djemë e një vajzë. Ajo me familjen e saj, qëndroi gjithnjë e pamposhtur e stoike përballë të gjitha fortunave të kohës, duke jetuar me nder e krenari për kontributin që dhanë pë r lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Djemtë e nënë Xhylijes, Xhelali e Sadedini, dëshmorë kombi, janë kthyer nga mërgimi për të luftuar për lirinë e Kosovës.

Varrimi i të ndjerës Xhylije Hajda, u bë të martën në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Rahovec, ndërsa në ceremoninë mortore, pos mijëra qytetarëve nga komuna e Rahovecit e komunat tjera të Kosovës morën pjesë edhe autoritete komunale, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ministri i FSK-së Agim Çeku, bashkë me eprorë të kësaj strukture, prindër e familjarë të dëshmorëve të kombit nga anë të ndryshme të vendit etj, shkruan KD.

Në emër të strukturave të komunës së Rahovecit, foli kryetari Smajl Latifi, nga Qeveria e Kosovës ministri Agim Çeku, ndërsa në emër të OVL të UÇK-së së Rahovecit Vajdin Berisha. Që të tre këta dhe profesori Sabahajdin Cena, vlerësuan lart kontributin dhe sakrificën e nënës Xhylije Hajda, të familjes Hajda nga Rahoveci e familjes Duraku nga Krusha e Madhe.

Më Shumë

24 orë punë në Prokurorinë e Prizrenit: Pesë të arrestuar dhe 26 aktakuza të ngritura kundër 33 personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar angazhimin e saj gjatë 24 orëve të fundit në luftën kundër kriminalitetit, duke proceduar dhjetëra raste në rajonin...

Vushtrria pret Prizrenin, duel i rëndësishëm për kreun dhe mbijetesën

Në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, sot zhvillohet përballja mes Vushtrrisë dhe Prizrenit, në stadiumin “Ferki Aliu”, me fillim nga ora 15:00, raporton...

Lajmet e Fundit