Varroset Edip Celina

Është varrosur sot  veterani i UÇK-së, Edip Celina.

Sekretari i OVL-së së UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha se Edipi ishte një trim I rrallë.

“Sot po ndahemi nga një trim i rrallë që nuk kurseu asgjë nga vetja për aspiratat liridashëse të popullit tone”, tha ai transmeton TV Prizreni.

Isen Xhemajli foli në emër të bashkëluftëtarëve të UÇK-së në Maqedoni të Veriut.

“ishte ndër të parët që nga Kosova u angazhua edhe luftën që bënë shqiptarët në Iliridë, dhe se ai do të kujtohet me pietet gjithmonë edhe nga qytetarët për kontributin e dhënë në luftë”.

Në emër të familjes Celina, pjesëmarrësit i falënderoi vëllau i të ndjerit, Edvari, i cili tha se ndjehemi krenar si familje që kishim një personalitet të tillë në mesin tone. Veterani i luftërave të shqiptarëve, Edip Celina, ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 66 vjeçare.

Më Shumë

Ukimeri mbikëqyr punimet për rrethrrotullimin e ri në “Dardania” të Prizrenit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në aksin rrugor dhe rrethrrotullimin e ri në...

Takim i ngrohtë i Osmanit me gratë prizrenase në lagjen Kurilla (VIDEO)

Kandidatja për presidente nga lista e LDK-së, Vjosa Osmani, ka ndarë një moment të veçantë nga vizita e saj në Prizren, ku u takua...

Lajmet e Fundit