9.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Varroset publicisti Adnan Abrashi

AdnanAbrashi(E plotësuar) Publicisti Adnan Abrashi është varrosur sot në varrezat e qytetit në Prizren.

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se Abrashi ka qenë një publicist i shquar i letrave shqipe. ”Jo vetëm Prizreni, por gjithë populli shqiptar ka humbur një publicist të shquar”, tha Kurti.

 

Ndërron jetë publicisti Adnan Abrashi

Ka ndërruar jetë publicisti i shquar shqiptar, Adnan Abrashi. Ai ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative.

U lind në Prizren 1957 dhe me profesion ishte jurist i diplomuar. Ai bashkëpunoi me të gjitha mediet shqiptare, ku dha kontribut të madh në luftën kundër dukurive negative në shoqërinë tonë.

Njëherësh, publicisti Abrashi mbetet në kujtimet tona, si njeri me virtyte të larta njerëzore e kombëtare. Vdekja e z. Adnan Abrashi ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Vdekja e Abrashit është humbje e madhe për penën shqiptare, për familjen Abrashi dhe për gjithë kombin shqiptar.

Më Shumë

Kastrati uron qytetarët për Fitër Bajram

Kryetari i Malishevë, Ekrem Kastrati, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajrami. Në...

Sot varroset Asllan Musliu në Prizren, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut, njërit nga tre kosovarët që vdiq tragjikisht në një kantier ndërtimi në Vjenë. Ceremonia e varrimit...

Lajmet e Fundit