Varroset veterani i UÇK-së, Adem Kolgeci

varrimi i Kogecit vraniqNë fshatin Vraniq të Suharekës është varrosur të premten veterani i UÇK-së, Adem Kolgeci ,i cili ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare.

Në ceremoninë e varrimit, përveç familjarëve dhe bashkëluftetarët kanë marrë pjesë edhe qytetarë të shumtë.

Kolgeci ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë në Itali.

Bashkëluftëtari, Shpejtim Basha, tha se Adem Kolgeci, ishte një njeri i cili i ka dhënë shumë atdheut,transmeton TV Prizreni.

Ai, gjatë luftës në Kosovë, ka qenë komandant i Batalioni të II-të, i cili ka funksionuar në kuadër të Brigadës 123, të Zonës Operative të Pashtrikut të UÇK-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ditë e Xhuma me bereqet, dhurohet një automjet për nevojat e KBI-së në Prizren

Këshilli i Bashkësis Islame ka njoftuar se afaristi prizrenas Armend Perolli ka dhuruar një automjet të tipit "Opel Vivaro" për nevojat e Këshillit të...

Flamur Gashi rikthehet te Liria, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin prizrenas për tre sezonet e ardhshme. Pas disa sezoneve të...

Lajmet e Fundit