Vazhdon kontrolli në oborrin e të dyshuarit për vrasjen e policit në Zhur

Mbrëmjen e së martës në fshatin Zhur të Prizrenit, zyrtari policor, Sami Thaçi, humbi jetën në krye të detyrës, gjatë një bastisjeje që po bëhej në një shtëpi nga Njësia e specializuar e Antidrogës.

Ndërsa edhe dy policë të tjerë janë dërguar Spitalin e Prizrenit për ndihmë mjekësore, kurse një tjetër në QKUK, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. I lënduar në vendngjarje mbeti edhe djali i të dyshuarit që kreu sulmin.

Ishte në hall me burrin i cili po ushtronte dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Gruaja nga Zhuri i Prizrenit telefonoi policinë, për të raportuar të bëmat e bashkëshortit.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes, por atje përveç dhunës në familje, hasën edhe në substanca të dyshuara narkotike.

Me këtë rast, u thirr Njësia e Specializuar e Antidrogës, ndaj të cilëve burri i dyshuar për dhunë në familje dhe posedim të substancave narkotike, kreu një sulm të rëndë.

Në oborrin e shtëpisë së tij ai kishte vendosur eksplozivë, të cilët shpërthyen dhe si pasojë, zyrtari policor Sami Thaçi, humbi jetën, e tre kolegë të tij mbetën të lënduar.

Gazeta Express po qëndron në familjen ku mbrëmjen e së martës ndodhi sulmi.

Në mesin e të lënduarve, ishte edhe djali i të dyshuarit për sulmin, i cili u plagos lehtë në kokë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq vajza 7-vjeçare e të dyshuarit ka marrë trauma pas shpërthimit, pasi ndodhej në shtëpi në momentin kur babai i saj e shpërtheu eksplozivin, raporton Express.

Policia atje ende po zhvillon kontrolle, pasi është raportuar se edhe pjesë të tjera të oborrit mund të jenë të minuara.

Dy policët e lënduar të cilët ishin duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi, pasi gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Një tjetër polic është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, pasi gjendja e tij shëndetësore është më e rëndë. Ai ka pësuar lëndime të rënda në kokë, në fytyrë e në qafë.

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, i cili vdiq në detyrë, do të varroset sot me nderime të larta shtetërore./GazetaExpress/

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Arbër Prekazi zyrtarizohet te Liria

Liria ka prezantuar zyrtarisht futbollistin Arbër Prekazi si përforcimin më të ri të skuadrës në prag të sezonit të ri. Klubi prizrenas bëri të ditur...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit