0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Vdekja e akademik Demirajt, humbje e madhe për albanologjinë

shaban demirajPresidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka thënë se lajmi i ndarjes nga jeta i Profesor Shaban Demiraj është një humbje e madhe për gjuhën dhe albanologjinë shqiptare. Ndësa kryeministri Hashim Thaçipërmes një telegrami ngushëllimi ka theksuar se akademik Demiraj ka qenë njëri nga kolosët e mëdhenj të albanologëve shqiptarë

Në varrezat e Sharrës në Tiranë do të prehet përgjithmonë akademiku dhe albanologu i njohur shqiptar , veterani Shaban Demiraj.

Ai vdiq të shtunën në moshën 94 vjeçare. Në nderim të jetës,veprës dhe figurës së akademikut Shaban Demiraj sot paradite janë organizuar homazhe në sallën “Aleks BUDA” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Ndërkohë që mesazhe ngushëllimi për familjen Demiraj kanë arritur nga të dy anët e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut dhe gjuhëtarit të shquar, Shaban Demiraj. Ai ka thënë se lajmi i ndarjes nga jeta i Profesor Shaban Demiraj e ka prekur jashtëzakonisht thellë dhe është një humbje e madhe për gjuhën dhe albanologjinë shqiptare.

Profesor Shabani e vuri të gjithë jetën e tij në shërbim të shkencës shqiptare, duke u bërë një nga figurat më të shquara të saj dhe duke lartësuar me veprën e tij emrin e gjuhës shqipe. Për afro gjysmë shekulli emri i tij u radhit me dinjitet krahas emrave të Eqerem Çabej, Aleks Budës, etj., në çdo skaj të botës shqiptare dhe më gjerë, ku filologjia shqiptare u paraqit me dinjitetin e saj shkencor. Duke ndarë me ju, të dashurit e tij, dhimbjen time më të thellë, jam i bindur se kujtimi dhe vepra e tij monumentale në fushën e gramatikës historike të gjuhës shqipe dhe historisë së saj do të mbeten një pasuri e përjetshme për të gjithë kombin shqiptar” ka theksuar presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani

Edhe kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi,i ka shprehur ngushëllime familjes me rastin e vdekjes së akademikut Shaban Demiraj duke theksuar se vdekja e albanologut të shquar, akademik Shaban Demirajt është humbje e madhe për familjen Demiraj, për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe për botën intelektuale shqiptare përgjithësisht.

“Akademik Shaban Demiraj ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e studimeve gjuhësore, duke qenë njëri nga kolosët e mëdhenj të albanologëve shqiptarë” , ka thënë Thaçi duke shtuar se akademik Demiraj ka lënë pas një trashëgimi të çmuar shkencore si autor librash dhe studimesh shumë të vlefshme për shkencën e albanologjisë./KultPlus.com

Më Shumë

Komuna e Prizrenit shpërndan dru zjarri për 824 familje në nevojë

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (DPMS) në Prizren ka përfunduar sot shpërndarjen e druve të zjarrit për 824 familje, ku përfshihen: 213 familje...

Dyfishohet numri i migrantëve të punës nga Ballkani Perëndimor në Gjermani

"Sukses i plotë" i Rregullores së Ballkanit Perëndimor në Gjermani. Nga qershori deri në nëntor 2024 autoritetet gjermane dhanë 25.000 leje pune për punëtorë...

Lajmet e Fundit