13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Vdekja e papritur e dr. Florit, kolegëttë shokuar

floriArtistë të shumtë por edhe njerëz të medias nuk po e besojnë ende lajmin se Dr. Flori është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Ikja e tij e parakohshme dhe në një moshë të re ka tronditur kolegët dhe miqtë, por edhe fansat e këngëtarit.

Rrjetet sociale janë mbushur me statuse që shprehin dhimbje për vdekjen e këngëtarit, shkaqet e vdekjes së të cilit nuk janë të konfirmuara zyrtarish por dyshohet për atak kardiak dhe overdose. Dr. Flori ka qenë i njohur për këngët e tij me mesazh sociale por edhe politike.

Kënga e tij e fundit që shkaktoi zhurmë ishte ajo “Zemërthyer”, e cila u krijua pasi Edi Rama dhe Ilir Meta konfirmuan koalicionin për zgjedhjet e 2013-ës.

Pak minuta pas konfirmimit të lajmit kolegët kanë shprehur ngushëllimet por edhe dhimbjen për vdekjen e parakohshme të Dr. Florit, Stefi Priti shkruan se është shumë i shokuar nga kjo ikje e
parakohshme, pasi gjatë javës kanë qenë duke bërë prova për të
performuar në Crazy Calvin.

Ja disa nga statuset e miqve të tij në rrjetet sociale; Stefi Prifti: ”E pabesueshme!!!!! Gjate kesaj jave jam takuar disa here duke bere prova!!! Te premten do te performonte me ne ne
Calvin!!! E tmershme jeta kur ndodh vdekja per nje djale te shkelqyer dhe nje artist me talent te jashtezakonshem!”

Rozana Radi: “Jam e shokuar.Keto humbje jane te tmerreshme.Shume e padrejt!
Rezarta Shkurta: “Jam e shokuar! U prefsh ne paqe miku im”

Julian Deda: “Nuk e besoj dot. Nuk dua ta besoj. Pse o vlla ike keshtu??? O Zot merre ne mbreterine tende kete zemer artisti. Lamtumire miku im, lamtumire koleg, lamtumire artist, lamtumire o njeri i mire. Me vjen shume keq qe na detyrove te te themi “LAMTUMIRE”, me vjen te plas nga inati. Do kujtoj gjithe jeten batuten, energjine dhe shperthimet e tua artistike. Do me mungosh, do i mungosh Shqiperise. Respekt per jete per ty Flori, u prehsh ne paqe…!”

Sidrit Bejleri: “Lamtumirë mik! Zoti të mëshiroftë!

Eneda Tarifa: “Te prehesh ne paqe o mik ! Po nuk e bere mire….”
Elton Deda: Nuk di cte them vertet…di te them vetem qe jeta eshte genjeshter. Nje artist, nje baba, nje njeri…. Artisti jeton per te lene nje gjurme, babai per te lene pasardhes dhe njeriu per te bere gjera te mira.Besoj se i ke  realizuar te gjitha miku im.Do donim te te kishim per shume kohe mes nesh por fluturove shpejt. U prehsh ne paqe
Flor.

Aurela Gace
Kam dhimbje e trishtim per ty miku im I shtrenjte. Nuk gjej dot fjale. Di qe te doja shume si djale e si artist. Nje nga te paktet te vertete. Nga te paktet qe kisha lidhje speciale shpirterore. Nuk e besoj akoma qe ti nuk je me.

Rosela Gjylbegu
Do shkruhet. Do flitet. Do thuhet !
Unë për vedi jam e tronditur nga ky lajm i hidhur
Dua ta kujtoj me muzikën e tij. Sot kujtojeni të gjithë me muzikën e tij
Ngushëllime familjes e u prefsh në paqe Dr Flori. /j.h

Më Shumë

Malishevë: Dy raste të dhunës në familje

Në 24 orët e fundit në Malishevë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ka njoftuar Policia e Kosovës, shkruan PrizrenPress. Një femër kosovare...

Në shkollat e Prizrenit nisin vizitat sistematike mjekësore, Totaj e shikon procesin nga afër

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar shkollën “Mustafa Bakiu” për ta inkurajuar dhe përshëndetur personelin mjekësor dhe nxënësit në kuadër të...

Lajmet e Fundit