Vdes 89 vjeçari, ishte sulmuar nga hajnat në shtëpinë e tij

Një 89 vjeçar nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga grabitësit të cilët po kërkonin para në shtëpinë e tij dhe pasi nuk i gjetën ato masakruan atë dhe bashkëshorten e tij të sëmurë.

 

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur fqinjët e çiftit në fshatin Klos në Mallakastër të Shqipërisë.

Një ditë më parë, dy të rinj hynë për të vjedhur paratë e të moshuarit Çaush Shehaj, por pasi nuk gjetën shumën e të ardhurave që kërkonin kanë rrahur 89-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij të sëmurë. Çaushi humbi jetën sot, ndërsa gruaja e tij ka plagë të rënda në trup.

Fqinjët tregojnë detaje të rënda  nga ngjarja, teksa në shtëpinë e çiftit ka shenja gjaku dhe prova të forcës që autorët kanë përdorur, që te thyerja e derës e deri te lëvizja e mobiljeve, raporton Top Chanel, transmeton KlanKosova.tv.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Lajmet e Fundit