Vdes anëtari i LDK-së në Prizren

Ka ndërruar jetë anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Halit Buzhala.

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook faqja e LDK-së në Komunën e Prizrenit.

Kreu i LDK-së në këtë komunë, Anton Quni ka shkruar se kanë marrë me dhimbje lajmin për vdekjen e Halit Buzhalës të cilin e ka quajtur punëtor të palodhshëm.

“Çfarë humbje për të gjithë ne. Çfarë pikëllimi kur ikin njerëzit e mëdhenj, punëtor, të dashur e modest, siç ishte profesori”, shkruhet në njoftim.

Quni ka thënë se do të kujtojnë përherë veprat e mira jetësore të të ndjerit.

 

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Lajmet e Fundit