Shpërthen Messi: Jam lodhur duke u fajësuar për problemet e të gjithëve

Lionel Messi ka reaguar ashpër ndaj komenteve të bëra nga Eric Olhats, ish-menaxheri i Antoine Griezmann, se gjoja argjentinasi është fajtor për dështimin e francezit në Barcelonë, duke thënë se ndihet i lodhur duke e bartur mbi supe çdo dështim që ndodh në Camp Nou.

Reagimi i Messit vjen pasi xhaxhai i Griezmann Emmanuel Lopes dhe ish-menaxheri i tij e fajësuan argjentinasin për problemet në Camp Nou, duke thënë se ai është shkaktar i tyre, transmeton Gazeta Express.

Messi dhe Barcelona kanë pasur marrëdhënie të këqija vitin e fundit, për shkak të dështimit të klubit brenda dhe jashtë fushës. Barça e përfundoi sezonin 2019/20 ka trofe dhe u turpëruar në Ligën e Kampionëve duke u mposhtur 8:2 nga Bayern Munich.

Messi, i cili po kthehej në Barcelonë nga Argjentina ku ishte në detyrë me kombëtaren për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022, u pyet në aeroportin El Prat për komentet e Olhats.

“Jam lodhur duke më fajësuar për çdo gjë”, tha Messi. /Gazeta Express/

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit