7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Vdes djali i madh i Joe Bidenit

Djali më i madh i zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, Joseph R Biden III, ka vdekur në moshën 46 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin në tru.

Këtë e ka konfirmuar familja e tij përmes një njoftimi në të cilën thuhet se Bideni i ri, i njohur si Beau ka ndërruar jetë të shtunën, më 30 maj.

“Me zemra të thyera Hallie, Hunter, Ashley, Jill dhe unë njoftojmë se më i dashuri ynë ka ndërruar jetë pas betejës së gjatë me kancerin në tru. E gjithë familja Biden është e mërzitur sa s’mund të tregohet. E dimë që shpirti i tij do të jetojë gjithmonë në ne –veçanërisht përmes gruas së tij, Hallie, dhe dy fëmijëve, Natalie dhe Hunter. Beau Biden, ishte njeriu më i mirë që secili prej nesh ka mundur ta njohë”, thuhet në njoftimin e familjes Biden.

Beau shërbeu edhe si kapiten në Gardën Kombëtare të Delaëaret në Irak.

“Michele dhe unë jemi shumë të mërzitur sonte. Beau Biden ishte mik i yni. Familja e tij e dashur – Hallie, Natalie dhe Hunter janë miqtë tanë. Joe dhe Jll Biden janë miqtë më të mirë që mund t’i kemi. Beau Biden besoi më të mirë për të gjithë ne. Për të dhe familjen e tij, ne po ndezim qirinj”, ishte ngushëllimi i presidentit amerikan, Barack Obama./KosovaLive/

Më Shumë

Prizrenasit në hall të madh me qentë endacakë

Qytetarët e Prizrenit, sidomos gjatë dimrit janë ballafaquar me problemin e qenve endacakë. Shumë prindër janë detyruar që fëmijët e tyre t’i përcjellin për në...

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Delirium

Lajmet e Fundit