Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

Ka vdekur gjinekologu i njohur kosovar, Sejdullah Hoxha, njëherësh edhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e parë.

Një gjë të tillë e kanë njoftuar familjarët e tij nëpërmjet ‘Facebook’-ut.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë, shokët dhe dashamirët se me datë 06/03/2021 ka ndërruar jetë, bashkëshorti, babai, vëllau dhe gjyshi ynë i dashur dhe i paharruar”, thuhet në njoftim.

“Varrimi i të ndjerit bëhet në rrethin familjar, në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan). Për shkak të pandemisë me virusin Covid 19 nuk mbahet e pamja”, thuhet tutje.

Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, me anë të një statusi në ‘Facebook’.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë muarëm lajmin  se ka ndërruar jetë ish deputeti i legjistaturës së parë në Kuvendin e Kosovës, miku dhe bashkëpuntori ynë politik në PDK dhe më vonë në Nisma, Prof. Dr. SEJDULLAH HOXHA! Ngushëllime familjes Hoxha, të gjithë miqëve dhe bashkëpunëtorve profesinal e politik!”, thuhet në postimin e tij.

Hoxha në vitin 1990 ishte zgjedhur kryeshef i Repartit të Lehonave, ndërsa gjatë viteve 1983-2000 punësohet si asistent mësimor për lëndën Gjinekologji-Obstetrikë.

Gjatë viteve 1996-1999 punoi si drejtor i maternitetit “Nënë Tereza” në Prishtinë. Më pas nga 1999 deri më 2005 qëndroi në postin e drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Në vitin 2006 ishte anëtar i bordit të QKUK-së, ndërsa në 2007 ai bëhet u.d. i kryetarit të Bordit të QKUK-së. /Gazeta Express/

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit