2.3 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Vdes ish-drejtori i Spitalit të Prizrenit Myzafer Kalanderi

Ka ndërruar jetë Myzafer Kalanderi, Zyrtar kryesor Financiar në ShSKUK dhe ish- drejtor i përgjithshëm në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.

Për vdekjen e tij, ShSKUK ju shprehë ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së z. Kalanderi.

“Ishte profesionist i shquar, njeri human dhe i përkushtuar në kryerjen e punës deri në momentet e fundit. Familja humbi njeriun më të dashur të tyre, kurse kolegët dhe ShSKUK një profesionist me vlera të larta njerëzore dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Biografia e shkurtër për z. Myzafer Rrahman Kalanderi ( 1960-2020)

Lindi më 06.04.1960 në fshatin Kosavë, komuna e Dragashit.

24.04.1986: Diplomon në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës, në temën ” Vlerësimi i planifikimit të dinamikës së planifikuar të zhvillimit ekonomik të komunës së Prizrenit” dhe merr titullin “Ekonomist i diplomuar”

18.10.1986: Punësohet në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku kryen këto funksione: Shef i Kontabilitetit, shef i Planit dhe analizës, kryeshef i Shërbimit financiar, drejtor i Shërbimeve jomedicinale.

15.10.1999: Emërohet shef i Departamentit për çështje jo medicinale dhe përgjegjës i Shërbimit ekonomiko-financiar.

01.01.2001: Emërohet anëtar i ekipit menaxhues të Spitalit të Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa“ në Prizren.

Nga data 01.10.2002: është punëtor i Ministrisë së Shëndetësisë dhe emërohet Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” n Prizren, detyrë që e kreu në muajin shkurt 2014.

07.06.2014: Emërohet Drejtor Financiar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, pastaj caktohet Zyrtar kryesor Financiar në ShSKUK, pozitë kjo që kishte edhe tani. /Gazeta Express/

Më Shumë

U dërgua pa shenja jete në QKMF, policia po heton vdekjen e një gruaje në Suharekë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një grua është dërguar pa shenja jete. Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga...

Konfirmohen dy të vdekur në aksidentin e autostradës “Ibrahim Rugova”

Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin e mëngjesit Autostradën “Ibrahim Rugova”. Policia ka konfirmuar vdekjen e dy grave. Marketing https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/  

Lajmet e Fundit