8.5 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Vdes në moshën 64-vjeçare legjenda e futbollit italian

Orët e para të mëngjesit të sotëm (e enjte) kanë qenë “shokuese” për futbollit italian.

Ka vdekur legjenda e futbollit të këtij vendi, Paolo Rossi në moshën 64-vjeçare.

Vdekjen e ish-sulmuesit të Juventusit dhe Milani e ka konfirmuar familja e tij.

Rossi ishte një nga më meritorët që Italia triumfoi në Kupën e Botës në vitin 1982 në Spanjë.

Pasi përfundoi karrierën në futboll, ai u bë komentator në Rai dhe Mediaset.

Paolo la pas tre fëmijë, Sofian, Marian dhe Alessandron si dhe gruan e tij, Federican.

Image

Më Shumë

Lajmet e Fundit