Vdes një punëtor i Postës në Prizren i prekur me COVID-19

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës së Kosovës ka bërë të ditur se një punëtor i Postës së Kosovës, XH.C, ka vdekur sot, dhe se i njëjti ishte i prekur me koronavirus.

Sipas njoftimit, i ndjeri ishte nga regjioni i Prizrenit.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e kolegut tone, Xh.C., punëtor i Postes se Kosovës ne regjionin e Prizrenit. Baca Xh. ishte prekur nga coronavirusi. Ne këto momente te pikëllimit, Sindikata e Punëtorëve te Postes se Kosovës i shpreh ngushëllimet me te sinqerta familjes C., miqve e kolegëve te tij, dhe te gjithë punëtorëve te Postes. Vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për Posten e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Punëtorëve të Postës.

Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e kolegut tone, Xheme Cakaj, punetor i Postes se Kosoves ne regjionin e…

Gepostet von Sh. Sindikale e Punëtorëve të Postës së Kosovës am Mittwoch, 24. Juni 2020

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Lajmet e Fundit