17.7 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Vdes njëri nga dëshmitarët, Gjykata Speciale lejon tre familjarë të deshmojnë kundër Thaçit dhe të tjerëve

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se numri i personave që pretendojnë se janë viktima në procesin gjyqësor kundër Thaçit dhe të tjerëve, ka arritur në 143.

Kjo pasi trupi gjykues të mërkurën e 5 tetorit ka pranuar kërkesën e avokatit të viktimave për të lejuar tre anëtarë të familjes së një personi të pretenduar si viktimë, të marrin pjesë si viktima pjesëmarrëse në këtë proces gjyqësor.

Kjo është bërë pasi sipas avokatit Simon Laws, personi që kishte pretenduar se është viktimë ka ndërruar jetë së fundmi.

“Më 4 tetor 2023, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët miratoi kërkesën e avokatit të viktimave për të lejuar tre anëtarë të ngushtë të familjes të njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi, të marrin pjesë si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Rrjedhimisht, numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 143”, ka njoftuar Gjykata Speciale.

Seancat gjyqësore në këtë proces vazhdojnë të hënën në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me vrasje, tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën 1998–1999.

Për këto krime të pretenduara, Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se katër pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm ishin në dijeni ose kanë pasur arsye të jenë në dijeni.

Ata akuzohen edhe për pjesëmarrje direkte në frikësim, marrje në pyetje dhe keqtrajtim të të ndaluarve nëpër qendra ndalimi. Akuzat i kanë mohuar në tërësi Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi, e po ashtu edhe mbrojtësit e tyre.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Më Shumë

“Unë David Bowie dhe njerëzit”, tregim nga Ballsor Hoxha

Jemi një shpirt, demonët tanë dhe ne. Shpirtra dhunues, të huaj, brumosur brenda shpirtit tonë, kërcënues për jetë ndaj nesh, por edhe të vuajtur...

Krimi i rëndë në Prizren, nga QKUK-ja flasin për gjendjen shëndetësore të 11-vjeçares

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren. M. Gorenc, dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare S.Gorenc. Plagë nga...

Lajmet e Fundit