15 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Vdes shkrimtari i njohur izraelit, Aharon Appelfeld, i mbijetuar i Holokaustit

Shkrimtari izraelit, Aharon Appelfeld, një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë izraelite dhe që i mbijetoi Holokaustit, vdiq sot në moshën 85-vjeçare, njoftuan të afërmit e tij.

Vepra e tij, kushtuar në pjesën më të madhe jetës së hebrenjve në Evropë para dhe gjatë Holokaustit, u përkthye në disa gjuhë.

Lindur në vitin 1932 në një fshat pranë Czernowitz, në Ukrainë, në një familje hebreje, mamaja e tij u vra nga nazistët dhe ai u deportua me babain e tij në një kamp.

Ai iku i vetëm në vitin 1942 dhe mbijetoi në pyje, adoptuar nga një bandë kriminelësh ukrainas.

Pasi ra në duart e sovjetikëve, ai u bë kuzhinier për nëntë muaj i Ushtrisë së Kuqe, nga ku u largua në vitin 1945.

Ai emigroi një vit më vonë në Palestinë.

“Askush nuk donte jetimë në Evropë. E vetmja rrugë ku mund të shkoje ishte Palestina”, tregon shkrimtari në një intervistë për AFP-në në 2010.

Aharon Appelfeld rigjen babain e tij, edhe ai i mbijetuar i barbarisë naziste, në vitin 1957 në Izrael.

Libri i parë i tij u publikua në vitin 1962 dhe do të pasohej nga më shumë se 40 vepra, romane dhe poezi.

Ai tregon në autobiografinë “Historia e një jete” (1999) se si i mbijetoi Holokaustit.

Më Shumë

Në Malishevë nënshkruhet memorandum për fuqizimin e grave sipërmarrëse

Në ambientet e Komunës së Malishevë është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, dhe drejtorit të projektit zbatues, Valentin Hoxha,...

Totaj prezanton raportin për vitin 2025

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar raportin e punës për periudhën janar–dhjetor 2025, duke theksuar investimet dhe projektet e realizuara gjatë...

Lajmet e Fundit