Vdiq një person që u aksidentua ditë më parë në Zhur

Policia informoi se dje vdiq një person në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – QKUK, i cili ishte goditur ditë më parë nga një veturë në Zhur të Prizrenit.

Vdekja e viktimës u konstatua nga mjeku.

“Është raportuar se me datën 09.06.2023 rreth orës 13:30 viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga goditja e veturës në oborrin e shtëpisë së tij, ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.”, bëri të ditur Policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit