17.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

“Veç me dorë ka reaguar”, familjari i gruas që vdiq gjatë trajtimit te dentisti, tregon si ndodhi ngjarja

Baki Shala, xhaxhai i Fatonit, bashkëshortit të gruas që vdiq në Malishevë pasi shkoi për trajtim mjekësor te dentisti, deklaroi se nipi i tij dhe e gjithë familja janë të shokuar dhe të prekur shumë nga ky rast.

Në këtë klinikë u trajtua gruaja që vdiq mbrëmë pas heqjes së dhëmbit

Ai tregoi se nipi dhe nusja kishin ardhur nga Italia për pushim në Kosovë dhe se i kishin mbetur edhe dy ditë për t’u kthyer atje.

“Ka shkuar te dentisti për ta hequr dhëmbin. Në momentin kur i ka dhënë injeksionin, ajo aty është ënjtur dhe nuk ka mundur të flasë më absolutisht. Veç me dorë ka reaguar dhe i ka humbur ndjenjat në ordinancë”.

“E kanë dërguar me emergjencë për Prishtinë, qysh flitet pa shenja jete e kane çuar atje. Ajo sëmurë s’ka qenë asnjëherë, kurrë s’ka pasur ndonjë sëmundje”.

“I ka marr në qafë fëmijët jetimë – të madhin 10 vjeç, më të voglin 5 vjeç”, deklaroi Shala për Klanin.

Tutje ai shtoi bashkëshorti i së ndjerës është i shokuar dhe ndjehet shumë keq, dhe se me dentistin në fjalë nuk kanë pasur punë më herët, veçse e kanë dëgjuar si emër.

“Mjekësia nuk ka kujdes absolutisht, veç paret me t’i marr. Ishalla drejtësia e çon punën e vet në vend dhe të marrin masa që të mos ndodhin gjëra të tilla në të ardhmen”.

Familjari i së ndjerës bëri të ditur se e kishin lajmëruar që obduksioni tashmë është kryer dhe se janë duke u marrë vesh për orën e varrimit.

 

Më Shumë

Fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Prizren, gati për qytetarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se tashmë janë finalizuar fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Kosovë. Qytetarët e Prizrenit,...

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, ditë në të cilën qytetarët e Kosovës do...

Lajmet e Fundit